LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Fronti Europian po vepron me maturi, protestat nuk janë destabilizim

Hoxha: Fronti Europian po vepron me maturi, protestat nuk janë destabilizim

Arjanit Hoxha, kryetar i PDE-së, pjesë e Frontit Europian foli për paralajmërimet e Frontit Europian për protesta. Hoxha tha se protestat janë forma për të mos e pranuar legjitimitetin politik të qeverisjes e cila është me legjitimitet një etnik. Tutje shtoi se Fronti Europian ka vepruar me maturi.

“Unë kam qenë ithtar që ditën e parë të dilet në protesta. Sepse kjo ka qenë forma për të mos e pranuar legjitimitetin politik të qeverisjes e cila është me legjitimitet të pastër një etnik”, tha Hoxha në “ClickPlus”.

Hoxha tha se si Front kemi vepruar ndoshta jo në aspekt populist, por në aspekt të afat gjatësisë dhe të pritjes të momentumit politik.


“Mund të thuhet edhe në këtë formë, mirëpo protesta nuk është destabilizim, dalja në protestë dhe shprehja e pakënaqësisë nuk do të thotë se është destabilizim. Përshtypja jonë në kuadër të Frontit është se vetëm atyre që e përmendin gjithë kohës janë duke i fryrë kësaj çështje. Si Front kemi vepruar ndoshta jo në aspekt populist, por në aspekt të afat gjatësisë dhe të pritjes të momentumit politik. Kemi vepruar matur, kemi vepruar kujdesshëm dje çdo gjë që po ndodh në kuadër të politikës ditore. Përgjegjësia politike e veprimit apo përfaqësimit për momentin është e devalvuar nga ata që kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj shumice qeverisëse që nuk kanë fituar në kampin shqiptar. Tash a do rim ne të heshtur, nuk është në pafundësi”, tha Hoxha.

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Kronika e Zezë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Lajme
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Lajme
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Lajme
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

Kronika e Zezë
Kalo në kategori