Benedikt Howedes gjendet në J Medicale për t’i filluar testet mjekësore te Juventusi.

Mbrojtësi i Schalkes dhe Kombëtares gjermane sot do t’i kryej testet mjekësore, ndërsa pritet që pas ditës të nënshkruajë edhe kontratën.


Gjiganti italian ka arritur marrëveshje me Schalken për huazimin e lojtarit në vlerën e 3.5 milionë eurove dhe opsion blerje për 11.5.

Hoëedes kishte shfaqur hapur dëshirën për të kaluar te Juventusi.

Pas disa ditësh negociatash mes klubeve më në fund u arrit marrëveshja. /Telegrafi/  

telegrafi sport app