Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se Shtetet e Bashkuara janë të pakënaqura me cilësinë e partneritetit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Uljen e cilësisë së partneritetit me kryeministrin Kurti, ambasadori Hovenier e lidh edhe me Rregulloren e BQK-së që e përcakton euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme.
“Nuk besoj se partneriteti ka të bëjë me binarët, unë e shoh më të nuancuar se kaq. Mund të kemi partneritet të mirë dhe të fortë, më pak të fortë ose të pamjaftueshëm. Por nuk mendoj se është aq e thjeshtë sa të përgjigjem me po ose jo, me gjithë respektin për pyetjen tuaj. Të jem i sinqertë, nuk mendoj se qeveria ime mund të dërgojë sinjale më të qarta sesa ato që i kemi dërguar deri më tani, për atë se jemi të pakënaqur me cilësinë e partneritetit tonë me Kurtin. Ne nuk besojmë se qeveria aktuale ka qenë mjaft e vëmendshme ndaj shqetësimeve që kemi ngritur vazhdimisht në lidhje me planet dhe zbatimin ose zbatimin e mëvonshëm të Rregullores së Bankës Qendrore”, tha ai, përcjell portali RTV21.tv
Më tej shtoi zbatimi i Rregullores së BQK-së ka ndikuar në uljen e cilësisë së partneritetit .
“Ne nuk po e bëjmë këtë, për të mbrojtur dinarin, ne po e bëjmë këtë sepse është e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë, sepse ne nuk jemi vetëm. Dhe e gjitha ka të bëjë me atë që qeveria e Kosovës të veproj në përputhje me zotimet që ka marrë, për të siguruar që të gjithë pjesëtarët e shoqërisë, përfshirë pjesëtarët e komuniteteve pakicë, si komunitetin serb në Kosovë, të mund të jetojnë në kushte dinjiteti, dhe sigurie”.
“Ne besojmë se mënyra se si po zbatohet kjo rregullore nuk po e bën mjaftueshëm këtë gjë dhe se po dëmton kategoritë e cenueshme. Kjo, besojmë se kjo po shkakton shqetësim të panevojshëm te ky komunitet. Pra, ka ndikuar në cilësinë e partneritetit tone, dhe nuk mund të them më shumë për momentin, përveçse ne se nuk duam të jetë kështu. Por besojmë se arsyeja e uljes së cilësisë së partneritetit tonë, arsyeja pse nuk mund t’ju them se partneriteti është i fortë dhe pozitiv, është për shkak të kësaj zgjedhjeje dhe për shkak të mungesës së reagimit të mjaftueshëm të qeverisë ndaj shqetësimeve që ne kemi ngritur”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit