LAJMI I FUNDIT:

Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se ka plan afatgjatë për përballje me COVID-19

Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se ka plan afatgjatë për përballje me COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka vizituar sot Ministrinë e Shëndetësisë.

Hoti para mediave tha se tashmë kanë një plan afatgjatë për përballjen me pandeminë e coronavirusit, transmeton Telegrafi.

“Vizitën e parë e kisha në Ministrinë e Shëndetësisë, për të treguar se jemi të përkushtuar për këtë situatë të cilën gjendemi, takuam ekipin të cilët kanë qenë në krye të detyrës dhe i falënderova për punën që kanë bërë”, ka thënë ai.


Hoti gjatë këtij takimi, kërkoi nga drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani dhe nga ministri Zemaj që të mbajnë lart vetëdijen e qytetarëve derisa përfundimisht të kalohet kjo gjendje.

“Ashtu siç e kam prezantuar në seancën e Kuvendit dhe siç e kemi në programin qeverisës, ne kemi një plan mjaft të zhvilluar për përballje afatgjate me këtë pandemi, e cila mundëson që, ndërkohë që hapen gradualisht shoqëritë, bizneset, arsimi dhe institucionet, në të njëjtën kohë të ndërmarrim masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e virusit. Atë që drejtori i Institutit vazhdimisht e ka thënë që të mos i japim virusit këmbë që të shkojë nga një person te personi tjetër, duke ndërtuar një rrjetë të institucioneve shëndetësore nga niveli terciar deri në nivelin primar publik dhe privat, duke e fuqizuar në veçanti stafin shëndetësor që janë përballja e parë me rastet potenciale”, theksoi ai.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Armend Zermaj premtoi se do të ketë llogaridhënie e transparencë me publikun.

“Do të bashkëpunojmë në rritjen e llogaridhënies dhe transparencës sidomos me publikun, në interes të publikut dhe ruajtjes të shëndetit publik. Të eliminojmë defektet të cilat janë të njohura dhe të jemi të barabartë me shtetet tjera”, pohoi ai.

Ndërkaq, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, apeloi të qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë rekomandimet e dhëna nga IKSHPK dhe institucionet tjera shëndetësore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori