Hoti: Tregu i Prishtinës do të bëhet zonë ekonomike e lidhur me autostradë
Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë një vizite që i ka bërë Tregut me shumicë në Prishtinë, ka thënë se projekti i tij qeverisës parasheh që Tregu me shumicë të shndërrohet në një zonë moderne ekonomike dhe të ketë lidhje me autostradë.
“Jam krenar që pako fiskale ka dhënë rezultate dhe sot kemi më shumë prodhime vendore në treg. Si rezultat i kësaj reforme ne kemi rritur për 2 miliardë euro qarkullimin e bizneseve vendore. Ne do të vazhdojmë me reforma, duke i liruar nga taksat doganore të gjitha inputet që përdoren në prodhim, me qëllim që të nxisim rritjen e prodhimit vendor dhe uljen e varësisë nga importet”, ka thënë Hoti.
Ai ka prezantuar planin për investime në Tregun me shumicë në Prishtinë dhe shndërrimin e kësaj hapësire në zonë moderne ekonomike. Kandidati për kryeministër ka thënë se për të ulur koston e transportit të mallrave, do të bëhet lidhja e tregut me autostradën.
Gjatë bashkëbisedimit me tregtarët dhe prodhuesit, Hoti ka prezantuar planin për bashkimin e Administratës Tatimore dhe Doganën, si hap i parë drejt mbledhjes së TVSH-së brenda vendit. “Aplikimi i një sistemi të thjeshtë tatimor, me procedura të thjeshta të deklarimit të tatimeve dhe zvogëlim i vazhdueshëm i ekonomisë joformale do të krijojnë lehtësira shtesë për bizneset”, ka deklaruar Hoti.
Sipas tij, do të bëhet ofrimi i të gjitha shërbimeve tatimore përmes platformës elektronike, do të ketë ulje e normave tatimore, pushime tatimore dhe do të bëhet eliminimi i barrës fiskale për mallrat dhe shërbimet për eksport.
“Funksionalizimi i Pakos Fiskale 2.0 parasheh lirimi nga tatimi doganor për të gjitha produktet që konsiderohen si lëndë e parë për prodhim, sipas regjistrit të prodhuesve në ATK dhe shtimi i listës që i nënshtrohet normës së reduktuar të TVSH-së për produkte esenciale”, ka thënë Hoti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDriloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Ronaldo e pranon publikisht se mund t'i bashkohet Man Cityt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles