Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Vatikan është pritur në takim nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin me të cilin ka diakutuar për dialogun Kosovë-Serbi, për liberalizimin e vizave dhe mos-njohjen e shtetit të Kosovës nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Hoti ka falënderuar, Kardinalin Parolin, që Selia e Shenjtë ka mbështetur popullin e Kosovës, duke kontribuar për paqen e qëndrueshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Sipas komunikatës për medie Hoti, e ka njoftuar Kardinalin Parolin me rrjedhën e procesit të dialogut me Serbinë dhe me të drejtat të cilat i gëzojnë serbët e Kosovës në të gjitha nivelet.
Në këtë takim është biseduar edhe për liberalizimin e vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve, mallrave, shërbimeve dhe të kapitalit, duke nënvizuar përkushtimin institucional për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.
“Ndër temat boshte të takimit ka qenë edhe mosnjohja e Republikës së Kosovës nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Kryeministri Hoti, ka kërkuar që BE-ja ta trajtojë Kosovën si të barabartë në mesin e të barabartëve, gjë që do përbënte një kthesë pozitive në dobi të stabilitetit të qëndrueshëm, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik afatgjatë të rajonit”, thuhet në komunikatë.
Kryeministri Hoti, me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Parolin, ka biseduar edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe të komunikimit përmes marrëveshjeve të mirëkuptimit, që do të rezultonte me njohje të vlefshme të sistemit të vlerave të përbashkëta të të dyja vendeve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ibrahimi: Politikanët nuk kanë pse krenohen me asfaltim ose ndriçim publik, për atë u votuan, ajo është punë e tyre
Presidentja Siljanovska Davkova formoi Këshillin e të rinjve
Një muaj paraburgim për serbin, i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta
Reagon vëllai i Fitore Pacollit: Kam vite që merrem me bujqësi, kam aplikuar si fermer i lirë e as nuk kam llogaritur në motër
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos
Nga Amerika Latine në Shqipëri, zbulohet laboratori i kokainës në Qerekë - arrestohen 10 persona
Nagavci: Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dhe një shkolle
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët