LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Si mund të ketë paqe me Serbinë kur nuk tregon vullnet minimal për çështjet humanitare?!

Hoti: Si mund të ketë paqe me Serbinë kur nuk tregon vullnet minimal për çështjet humanitare?!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Andin Hoti, i cili bashkë me deputeten Saranda Bogujevci e kanë iniciuar debatin parlamentar për të pagjeturit kërkoi nga shteti që të bëjë më shumë për zbardhjen e fatit të personave të të pagjetur.

Ai përmendi edhe fatin e babait të tij, Ukshin Hoti, duke thënë se si djalë i tij e ka obligim të ngre zërin për drejtësi në kërkim të zbardhjes së gjithë personave të pagjetur për hir të paqes dhe mos mbajtjes peng së ardhmes.

“Besoj se secili prej jush, secili qytetarë, e sidomos familjarët e personave të pagjetur e kuptojnë ndjenjën të rritesh pa babanë. E kuptojnë ndjenjën e pritjes nëse do ta shoh e do ta gjejë një ditë por sot më duhet t’i mposhtë emocionet dhe të jem zëri i gjithë atyre që presin që të dinë për 1652 njerëzit tanë, për ata që dikush edhe i ka harruar, për ata që nuk e ndjejnë vendosmërinë e institucioneve tona të paktën për të ushtruar presonin të autoritetet ndërkombëtare dhe Beogradit para dhe gjatë dialogut. Qytetarët tanë ka me dhjetëra herë që dëgjojnë deklarata politike për marrëveshjen e paqes me Serbinë, për normalizimin e raporteve, por si është e mundur të normalizohen ato, si mund të arrihet paqe për brezat e ardhshëm kur njëra palë s’tregon vullnetin minimal as për çështje tërësisht humanitare”, theksoi Hoti.


Në trend Lajme

Më shumë
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Kronika e Zezë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kalo në kategori