Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti,  ka treguar se Qeveria ka miratuar Programin për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021m prej 222 milionë e 400 mijë euro.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në këtë program janë përfshirë vazhdimi i shtesave në Shëndetësi, Polici dhe dyfishimi i Asistencës Sociale.


Postimi i plotë i Hotit:Qeveria ka miratuar Programin për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021, në vlerë prej dyqindtë e njëzetë e dy milionë e katërqind mijë euro (222,400,000.00) Në kuadër të këtyre masave, midis tjerash përfshihen: – 6.5 milion euro për të Vetë Punësuarit – Vazhdimi i Shtesave në Shëndetësi – Vazhdimi i Shtesave në Polici – Dyfishimi i Asistencës Sociale – Rritja e Pensioneve për 30 euro, për të gjithë pensionistë që marrin më pak se 100 euro