LAJMI I FUNDIT:

Hoti: As në Vjenë nuk morëm përgjigje se pse Serbia nuk po i hap arkivat

Hoti: As në Vjenë nuk morëm përgjigje se pse Serbia nuk po i hap arkivat

Andin Hoti, kryesues i Komisionit qeveritar për personat e zhdukur, ka folur për një takim që sot është mbajtur në Vjenë lidhur me kërkesat e Kosovës për të pagjeturit.

Ai ka theksuar se as në këtë takim nuk pati përgjigje se pse akoma Serbia nuk e lejon Kosovën të ketë qasje në arkivat serbe.

“Ka qenë takim i jashtëzakonshëm por ndoshta edhe i nevojshëm për të ripërsëritur kërkesat tona pë të ditur fatin e familjarëve tanë, kërkesat janë të ditura publikisht tashmë. Ky takim ka përfunduar para disa orëve, nga ky takim ne presim konkluzionet e takimit që na dërgohen përmes komunitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, i cili e ka kryesuar këtë takim”, tha Hoti për Klan Kosova.


“Ajo çka mund të them nga ky takim që pala serbe nuk ka dhënë përgjigje lidhur me shkresën e datës 1 qershor që ia kam dërguar Vuçiqit që rrjedhimisht nuk kemi pranuar asnjë nga arkivat që jemi deklaruar në deklaratën e Brukselit, me të thënë të drejtën nuk është diçka që nuk e kam pritur”.

“Ndërsa për lokacionet me temat tjera që i ka biseduar ekipi im sepse unë atje nuk kam qenë i presim konkluzionet për detaje në ditët në vijim natyrisht se mund të ju njoftojmë”, ka thënë Hoti.

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori