LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja me DFC-në perspektivë për sektorin privat, këto janë projektet që pritet të financohen

Marrëveshja me DFC-në perspektivë për sektorin privat, këto janë projektet që pritet të financohen

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka zhvilluar një mëngjes pune me bizneset, të cilat i ka njoftuar rreth përfitimeve nga Marrëveshja për Nxitjen e Investimeve të Korporatës amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC).

Marrëveshjen e nënshkruar në fund të vitit të kaluar, Hoti e ka quajtur mundësi të mirë për bizneset, ku sipas tij do të hap një perspektivë për sektorin privat.

“Pas shpalljes së pavarësisë, marrëveshja më e madhe që ka nënshkruar Kosova është e ajo e MSA-së, e cila sjell investime të rregullta dhe tash është marrëveshja me DFC-në, e cila hap një perspektivë të jashtëzakonshme të sektorit publik dhe atij privat”, tha Hoti, përcjell Telegrafi.


Ai gjatë këtij takimi ka përmendur disa nga projektet që pritet të realizohen.

“Ne e kemi të qartë listën e projekteve dhe si do të financohen nga kjo marrëveshje, që është hekurudha Durrës – Prishtinë, gazsjellësi që vjen në Prishtinë, studimi i fizibilitetit në Liqenin e Ujmanit, është segmenti i autostradës Duhle – Lipjan, projekti i Brezovicës dhe disa projekte të tjera”, ka theksuar ai.

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti gjatë prezantimit të projekteve që pritet të financohen nga DFC-ja amerikane

Hoti ka thënë se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje hapet një dritare e pafund për të financuar projektet inovative të sektorit privat.

“Rëndësia e kësaj marrëveshje është për sektorin privat. Hapet një dritare e pafund për te financuar projekte inovative në këtë sektor. Mundësia e parë është financimi direkt në formë kredie. Mundësia e dytë është investimi në ekuitet i kompanive. Mundësia e tretë është garantimi i investimeve”, ka përfunduar Hoti.

Më 31 dhjetor 2020, Hoti dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett kishin nënshkruar këtë marrëveshje, e cila mundëson vënien në dispozicion të mbështetjes financiare të SHBA-së, veçanërisht në sektorin privat të Kosovës.

Bizneset njoftohen për përfitimet e Marrëveshjes për Nxitjen e Investimeve me DFC-në
Lexo po ashtu Bizneset njoftohen për përfitimet e Marrëveshjes për Nxitjen e Investimeve me DFC-në

DFC përmes një shkrimi në Twitter, ka njoftuar hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje.

“Marrëveshja e re për nxitjen e investime e DFC-së ka hyrë në fuqi, duke i mundësuar DFC-së të vendosë gamën e saj të plotë të produkteve financiare në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Kjo marrëveshje i pason vizitës së kryeshefit ekzekutiv i DFC-së, Adam Boehler që i bëri Kosovës në muajin shtator, pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator 2020 në Shtëpi të Bardhë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga buzëqeshjet te flokët - 'Care and Hair Fix' transformon estetikën me teknologjinë më të avancuar në Ballkan

Nga buzëqeshjet te flokët - 'Care and Hair Fix' transformon estetikën me teknologjinë më të avancuar në Ballkan

Ekonomi
Pse Emona Center është zgjedhja juaj për blerje ekonomike dhe cilësore?

Pse Emona Center është zgjedhja juaj për blerje ekonomike dhe cilësore?

Ekonomi
Masat e SHBA-së ndaj Kinës pritet të ndikojnë në rritjen e çmimit të derivateve në Kosovë

Masat e SHBA-së ndaj Kinës pritet të ndikojnë në rritjen e çmimit të derivateve në Kosovë

Ekonomi
Fluturoni çdo ditë nga Prishtina në Düsseldorf me çmime speciale!

Fluturoni çdo ditë nga Prishtina në Düsseldorf me çmime speciale!

Ekonomi
Mos e humbisni shansin - Aplikoni tani për punë në Popeyes dhe Firehouse Subs në Prishtinë!

Mos e humbisni shansin - Aplikoni tani për punë në Popeyes dhe Firehouse Subs në Prishtinë!

Ekonomi
Lisandri Dragoj emërohet drejtor i përgjithshëm i Wolt për Shqipëri dhe Kosovë

Lisandri Dragoj emërohet drejtor i përgjithshëm i Wolt për Shqipëri dhe Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori