Ish-kryeministri Avdullah Hoti, njëherësh kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasjen ndaj situatës në veri të vendit.
Në “Debat Plus,” Hoti theksoi se gjendja aktuale në veri është larg asaj që mund të quhet normale, duke ngritur shqetësimin për mungesën e përfaqësimit lokal të komunitetit serb në institucionet e Kosovës.
Hoti rikujtoi se para vitit 2021, qeveritë e mëparshme kishin punuar për të siguruar një gjendje të qëndrueshme në veri.
“Burimi i problemit në veri është Serbia. Tash çka kanë bërë qeveritë paraprake? – Janë munduar që në koordinim çështjet e sigurisë në veri të vendi të hiqen nga agjenda ditore, të normalizohet maksimalisht gjendja atje, kemi pasur katër kryetarë komunash, 700-800 policë, zyrtarë të organeve të rendit, gjykatave e agjencive të ndryshme që kanë punuar më kushtetutë dhe ligje të Kosovës. A kanë qenë lojal ndaj Serbisë, mund të kenë qenë. Kanë pas bashkëpunim, është e qartë kohë pas kohe katër kryetarët në veri kanë mbajtur takime me presidentin serb”, ka thënë Hoti.
Ai shtoi se ndonëse burimi i problemeve mbetet Serbia, strategjia e Qeverisë së Kosovës duhet të jetë krijimi i një gjendjeje të qëndrueshme dhe të pakthyeshme përmes veprimeve graduale.
Në këtë kontekst, Hoti kritikoi promovimin e projekteve në veri, pa përfshirjen e komunitetit serb lokal.
“S’po i analizojmë proceset, po e analizojë situatën që kjo qeveri e ka gjet në vitin 2021 dhe situatën që sot e kemi në veri. Kanë qenë katër kryetarë komunash që e kanë përfaqësuar komunitetin serb, që kanë punuar sipas ligjeve të Kosovës. Ke pas oficerë policor, zyrtarë në prokurori e gjykata, e në institucionet të tjera. Deputet serbë në Kuvendin e Kosovës. Mund t’i kritikojmë sa të doni për veprimet e tyre. Por krejt ata janë zgjedhur dhe kanë vepruar sipas ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës. Kjo ka qenë situata”.
“Ndërkohë sot që po flasim, në veri kemi trefish forca më shumë të KFOR-it. Ndërkohë që po flasim ne nuk kemi përfaqësues të komunitetit lokal në pushtetin lokal në veri të vendit. Për një shtet demokratik, kjo nuk është gjendje normale. Askush në Amerikë dhe në Evropë nuk ta pranon këtë fakt. Kush ka faj, është Serbia ajo që po na i shkakton problemet. Por si gjendje në terren askush nuk ta pranon që përfaqësuesit e komunitet lokale nuk i ke në komuna, që nuk i ke në forca policore”.
“Nuk është fotografia e mirë. Nëse kryeministri i vendit promovon ndërtimin e rrjetit të stacioneve në veri, pa prezencën e komunitet lokal, duhet të gjendet dikush i komunitet lokal që i inauguron punimet, që të bindet komunitet që është për të mirën e tyre. A do ta arrijmë në pikën që do të jenë plotësisht lojal ndaj shtetit të Kosovës, nuk e di. Por strategjia jonë si shqis prej viteve të ’90-ta e këndej, ka qenë që ne të bëjmë progres hap pas hapi, të krijojmë situata që janë të pakthyeshme”, ka shtuar Hoti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Në këto zona në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm

Ruzhin: Maqedonia është në një situatë të vështirë, nga njëra anë ka ambicie evropiane, nga ana tjetër SHBA-të i ka aleate

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania