Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, e ka cilësuar si hap të rëndësishëm miratimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur në takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi në Bruksel.
Përmes një reagimi publik të bërë të mërkurën, Hoti ka thënë se deklarata e miratuar ka një qëllim kryesor: Zbardhjen e fatit të personave të zhdukur nga lufta në Kosovë.
Sipas tij, për herë të parë, përmes një dokumenti zyrtar Serbia detyrohet të marrë përsipër hapjen e arkivave përfshirë edhe dokumentet e klasifikuara, mbi vendndodhjen e personave të zhdukur.
“Për herë të parë, është arritur të përfshihet termi “të zhdukur me forcë”, që është tregues i qartë për krimet shtetërore të Serbisë në Kosovë, dhe nga sot, nuk ka më vetëm persona të zhdukur, por edhe persona të zhdukur me forcë nga shteti Serb në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.
Hoti tutje është shprehur se deklarata e miratuar, është dokumenti i parë zyrtar në të cilën Serbia pranon krimet shtetërore ndaj popullit të Kosovës.
“Ju lutem referojuni Konventës Ndërkombëtare për mbrojtjen e të gjithë personave nga zhdukja me forcë, të OKB-së. Ju lutem referojuni Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe në të gjeni termin identik të njëjtë me termin e përdorur në Deklaratë. Ju lutem shfletoni internetin dhe gjeni shembuj të shteteve tjera që kanë përdorur termin e njëjtë me deklaratën tonë”.
“Tashmë kemi një dokument zyrtar ku theksohet urgjenca e zgjidhjes së fatit të personave të zhdukur. Tashmë kemi një dokument zyrtar ku theksohet nevoja për bashkëpunim dhe mos bllokim në gërmime në lokacione të dyshuara për varreza masive. Tashmë kemi një dokument zyrtar në të cilin theksohet që Bashkimi Evropian përmes Komisionit të përbashkët do të involvohet direkt në zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur. Tashmë kemi një dokument zyrtar ku theksohet që duhet të adresohen nevojat dhe të drejtat e familjeve të personave të zhdukur”.
“Prandaj, ky është një hap i rëndësishëm në këtë proces, që natyrisht është jo valid nëse nuk fillon edhe implementi i saj. Por për këtë, ne vazhdojmë të kemi nevojë për ndihmë konkrete të miqve tanë ndërkombëtarë SHBA dhe BE, që të ushtrojnë trysninë e nevojshme ndaj Serbisë. Mbetet edhe shumë punë dhe përpjekje për t’u bërë që të arrijmë qëllimin tonë kryesor, prandaj ne do të vazhdojmë përpjekjet tona deri në zbardhjen e fatit të personit të fundit të zhdukur me forcë në Kosovë”.
Ai ka kërkuar edhe unitet nga spektri politik e mediat në Kosovë lidhur me çështjen e të zhdukurve.
“I pakuptueshëm fakti që në asnjë pikë të vetme, as kur bëhet fjalë për çështjen më të ndjeshme në vend, spektri politik dhe medial në Kosovë nuk e ka as tendencën më të vogël të krijimit të unitetit të saj. Pse gjithë kjo urrejtje patetike? Dhe për më tepër, juve që tentoni paturpësisht të përdorni këto krime për interesa ditore, siç duket po harroni që mbi kurrizin tim dhe të familjes sime ne i kemi përjetuar për së afërmi të gjitha këto krime dhe vazhdojmë t’i përjetojmë edhe sot”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025