LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Inflacioni ka rritur të hyrat buxhetore, e Qeveria merr kredi për të rritur bilancin e saj bankar

Hoti: Inflacioni ka rritur të hyrat buxhetore, e Qeveria merr kredi për të rritur bilancin e saj bankar
Foto: Arkiv

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se është parandoksale se si Qeveria ka dërguar në Kuvend për miratimin marrëveshjen për kredi, në kohën kur inflacioni ka rritur të hyrat buxhetore.

Në një postim në Facebook, Hoti ka shkruar se çmimet janë rritur shumë dhe se e vetmja masë e ndërmarrë nga ekzekutivi për të zbutur krizën është kufizimi i çmimit të naftës.

Sipas tij, sikur kjo masë të përcillej me heqje të përkohshme të akcizës dhe përgjysmim të TVSH-së në naftë, çmimi i naftës sot do të ishte rreth 1.30 euro për litër.


“Vetëm kështu kjo masë do të zbuste barrën për qytetarët. Masë tjetër që mungon është rritja e listës së mallrave me TVSH të përgjysmuar prej 8%, siç e parasheh ligji në fuqi për TVSH”, ka shkruar Hoti.

Tutje, ka thënë se të hyrat buxhetore janë rritur dukshëm kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve, në veçanti të çmimeve të mallrave nga importi.

“Nisur nga fakti se rreth 2/3 e buxhetit mblidhet në kufi, atëherë është e qartë se nga ka ardhur rritja e të hyrave buxhetore. Prandaj, është paradoksale që Qeveria të krenohet me rritje të të hyrave buxhetore”.

“Paradoksale është marrëveshja për kredi në shumë prej rreth 50 milionë euro, që Qeveria e ka sjellë për ratifikim në Kuvend para tri dite. Kjo kredi, e cila ka për qëllim përmirësimin e bilancit bankar të Qeverisë, nuk ka asnjë kuptim në një situatë kur të hyrat buxhetore janë rritur dhe është përmirësuar dukshëm bilanci bankar i Qeverisë”.

Sipas tij, kjo kredi do të kishte kuptim vetëm nëse do të ishte për ndonjë rrugë apo hekurudhë, për ujitje të tokave, për impiante apo projekte të tjera kapitale, që e përmirësojnë jetën e qytetarëve në afat të gjatë dhe që, rrjedhimisht, paguhet në afat të gjatë nga ata që e shfrytëzojnë të mirën publike që ndërtohet me këtë kredi.

“Atë çfarë duhet të bëjë qeveria është të sjellë në Kuvend rishikimin e buxhetit. Komunat janë bllokuar në investimet kapitale dhe kanë nevojë urgjente për mbështetje. Mungesa e shpenzimeve për investime kapitale është duke shkaktuar efekte negative zinxhirore në ekonomi”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Kalo në kategori