LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Gjendja me coronavirusin është alarmante, mund t’i kthejmë masat e mëparshme

Hoti: Gjendja me coronavirusin është alarmante, mund t’i kthejmë masat e mëparshme

Kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë për media së bashku me drejtorin e IKSHPK, Naser Ramadani dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj ka shprehur shqetësimin për rritjen e rasteve me COVID-19.

“Në bazë të informatave që kemi marrë sot nga IKSHPK, situata është alarmante. Nëse nuk vetëdijesohemi për të udhëzuar strikt udhëzimet e vendosura nga ekspertët shëndetësorë ne jemi detyruar t’i kthejmë masat që kanë qenë më herët për të mbrojtur jetët e qytetarëve”, ka deklaruar Hoti.

Ai ka thënë se rezultati i shkëlqyer që është arritur deri më tani nga institucionet shëndetësore duhet të ruhet, përcjell Telegrafi.


“Unë e di që duhet të kthemi në jetën tonë të përditshme, punë, shkollë dhe çdo institucion por është tepër e rëndësishme të respektohen udhëzimet. Tashmë janë të gatshme manualet se si duhet të sillemi në shkollë, kafe, autobus”.

Hoti ka thënë se nëse vazhdon rritja e rasteve duhet të kthehen masat e mëhershme ku sipas tij është e çartë që ekonomia do të kolapsojë me atë rast.

“Askush nuk e do një situatë të tillë, prandaj të bëjmë kujdes”, tha ndër të tjera Avdullah Hoti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Jehona Hulaj
Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo

Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo

Jehona Hulaj
Sveçla reagon pas aksidentit tragjik në Badovc: Ekspertët janë duke bërë hetimet, qytetarët të vozisin me kujdes

Sveçla reagon pas aksidentit tragjik në Badovc: Ekspertët janë duke bërë hetimet, qytetarët të vozisin me kujdes

Lajme
​Nagavci: Familjeve që nuk kanë mundësi financiare, do t’ia mbulojmë pagesën e çerdheve

​Nagavci: Familjeve që nuk kanë mundësi financiare, do t’ia mbulojmë pagesën e çerdheve

Arsim
Mbi 3 mijë paketime me produkte të skaduara konfiskohen nga Dogana e Kosovës

Mbi 3 mijë paketime me produkte të skaduara konfiskohen nga Dogana e Kosovës

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori