Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka qëndruar sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, ku pas takimit me kryeministrin, Edi Rama tha se janë tri projekte strategjike të cilat duhet të realizohen me Shqipërinë, përfshirë edhe një hidrocentral dhe hekurudhën Prishtinë-Tiranë.
Hoti tha se duhet konsideruar ndërtimin e një hidrocentrali në Shqipëri por që do ta furnizonte Kosovën me energji elektrike dhe po ashtu përmendi edhe hekurudhën që do të lidhte Prishtinën me Tiranën.
Kryeministri i Kosovës, tha se fondet për të ndërtuar hekurudhën beson se do të sigurohen deri në vjeshtën e këtij viti dhe të filloj realizimi i projektit.
“Është bërë një praktikë e bashkëpunimit tonë të mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive, unë besoj që duhet të kalojmë në terma praktik të bashkëpunimit tonë. Dëshiroj të përmend tri projekte madhore, që për neve janë të natyrës strategjike, e para është porti i Durrësit, ta kemi një pikë doganore, për të cilin kam punuar edhe unë me ish-ministrin, siç e përmendet edhe ju, ku mallrat hyjnë në Republikën e Kosovës.
E dyta është edhe në fushën e energjisë, sigurisht ne kemi sisteme komplementare energjetike, por duhet të kujdesemi që në afatgjatë të zgjidhim këtë problem, duke konsideruar edhe ndërtimin e një hidrocentrali, në territorin e Shqipërisë për të furnizuar me energji elektrike Kosovën, dhe projekti i madh i bashkimit të dy kryeqyteteve tona me hekurudhë. Është projekt që e kemi ideuar moti, tani duhet të punojmë konkretisht me studimin e fizibilitetit dhe unë mendoj se deri në vjeshtë të këtij viti mund të gjenden edhe fondet konkrete për realizimin e këtij projekti”, tha Hoti gjatë konferencës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës