LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Ekzekutohen pagesat për 15 mijë të vetëpunësuar, nga java e ardhshme 12 milionë për bujqësinë

Hoti: Ekzekutohen pagesat për 15 mijë të vetëpunësuar, nga java e ardhshme 12 milionë për bujqësinë
Foto: Ridvan Slivova, Telegrafi.com

Rreth 15 mijë të vetëpunësuar kanë përfituar rreth 6.5 milionë euro ndihmë si pjesë e Pakos së rimëkëmbjes ekonomike.

Këtë lajm e ka dhënë kryeministri në detyrë Avdullah Hoti  në një konferencë bashkë me ministrat Hikmete Bajrami e Muharrem Nitaj.

“Përfitojnë rreth 15 mijë të vetëpunësuar në mbarë vendin nga rreth 21 mijë sa janë në total. Pjesa tjetër do të përfitojë sapo të qartësohen detajet rreth kompanive”.


Hoti thotë se nga java tjetër do të fillojë ekzekutimi i subvencioneve për bujqësi prej 12 milionë eurove.

“Gjithashtu kemi hapur thirrjen për të ndihmuar gratë në biznes me një shumë prej 1 milionë eurove”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryeministri në detyrë ka thënë se janë duke u përgatitur edhe kriteret për të ndihmuar sektorin e gastronomisë.

“Vendimet e qeverisë me masat antiCOVID kanë prekur direkt sektorin e gastronomisë”.

Hoti thotë se është pozitiv fakti se trendi i të hyrave në janar të vitit 2020 është i njëjtë si në janarin e vitit të kaluar kur nuk ka pasur pandemi dhe mbyllje.

“Kjo tregon se pako e rimëkëmbjes ekonomike ka pasur efekt”.

I pari i qeverisë ka thënë se vaksinat që pritet të vijnë në Kosovë në pranverën e hershme do të sjellin normalitetin në vend./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
IKSHPK-ja kundërshton gjetjet në Maqedoninë e Veriut për ujin nga Kosova

IKSHPK-ja kundërshton gjetjet në Maqedoninë e Veriut për ujin nga Kosova

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Ekonomi
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Mësuesit e sigurisë - Zbritje 50% për instruktorët e policisë dhe ushtrisë në Melodia PX më 7 Mars

Mësuesit e sigurisë - Zbritje 50% për instruktorët e policisë dhe ushtrisë në Melodia PX më 7 Mars

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Kalo në kategori