Një baba i vetëm dhe katër nga fëmijët e tij thuhet se kanë mundur të kenë gjetur vdekjen pasi një shtëpi e tyre është përfshirë nga zjarri, derisa ata ishin duke fjetur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për David Cuthbertson, 68 vjeç, i cili vdiq në zjarrin që shkatërroi shtëpinë në Llangammarch Wells, Powys, Wales, në orët e hershme të mëngjesit.


ss2

Por, përveç tij, dyshohet se edhe gjashtë persona tjerë kanë gjetur vdekjen, me vetëm tre fëmijë, të moshës 13, 12 dhe 10 vjeç, që kanë mundur të shpëtojnë të palënduar.

ss3

Si pasojë e zjarrit, përveç viktimave, thuhet se kulmi i shtëpisë është rrëzuar dhe brendësia është “zhdukur” plotësisht nga zjarri. /Telegrafi/