LAJMI I FUNDIT:

Horizon School kremtoi Festën e Abetares

Horizon School kremtoi Festën e Abetares

Horizon School, një institucion arsimor i njohur për përkushtimin ndaj edukimit të fëmijëve, kremtoi Festën e Abetares, një ngjarje e veçantë dhe emocionuese që shënon hyrjen e fëmijëve në botën magjike të leximit dhe shkrimit.

Vlorentina Hasanaj

Në këtë ditë feste, nxënësit, mësuesit dhe prindërit u mblodhën për të festuar suksesin e fëmijëve të tyre në mësimin e Abetares.

Ky moment i rëndësishëm shënoi fillimin e një udhëtimi të gjatë të dijes dhe edukimit, që do të formësojë të ardhmen e këtyre fëmijëve të vegjël.

Prof. Dr Besim Beqaj, kryetar i boardit të shkollës ndau fjalët e tij inspiruese me të gjithë të pranishmit. Ai shprehu krenarinë dhe gëzimin që ndjente për arritjet e nxënësve dhe përkushtimin e mësuesve ndaj arsimimit cilësor.

“Të fillosh ta hapësh një faqe të re, një dritare në abetare, një dritare të jetës, një dritare e cila e mbush jetën me plotë gezime, me plotë dashuri por edhe plotë obligime të cilat fëmijët do t’i marrin gjatë jetës, neve na treguan këtu me sa dashuri kanë punuar, me sa dashuri i kanë mësuar shkronjat, me sa guxim flasin sot para jush në klasën e parë dhe besoj se kjo është ajo që neve na përkujton të gjithëve”, u shpreh Beqaj.

Kaltrinë Muzaqi, mësuese e klasës së parë shprehu krenarinë për nxënësit duke i mirënjohur arritjet e tyre.

“Sot ishte një ditë e veçantë për të gjithë ne, nxënësit e shkollës Horizon School e festuan festën e Abetares ku ata na treguan që kanë mësuar shkronja, fjalë, fjali madje të shkruajnë dhe të lexojnë për mrekulli. Ata sot e prezantuan një program të mrekullueshëm. Të gjithë ne u ndjemë krenarë, sidomos ata e meritojnë që të ndjehen krenare me vetveten e tyre sot dhe përgjithmonë. Kjo ditë do të shenoj një kujtim gjithmonë në jetën e tyre, një arritje shumë e sukseshme për hapat e tyre në rrugëtimin e tyre rreth dijes”, shtoi ajo tutje. 

Sipas Argjenta Salihu, mësuese e klasës së parë, nxënësit kanë treguar rezultate shumë të mira gjatë këtij viti shkollor.

“Kjo festë shënon mbarimin e librit tonë më të dashur “Abetares” ku nxënësit tanë deri më tani kanë treguar rezultate shumë të mira gjatë këtij viti shkollor. Ata kanë shkëlqyer gjithmonë duke përvetësuar njohuritë në leximin dhe fitimin e njohurive të numrave, të matematikës dhe kudo tjetër. Ata, besoj që tani e treguan edhe me performancën e tyre se si kanë arritur deri më tani, të performojnë para publikut, të shfaqin talentin e tyre kudo në secilën pikë”, vazhdoi tutje ajo.

Horizon School, shkollimi nuk është vetëm një proces mësimor, por një përvojë argëtuese dhe inspiruese. 

Nxënësit e Horizon School organizuan një program të veçantë performancash, ku recituan poezi, kënduan këngë e vallëzuan me këngë që kishin mësuar gjatë vitit shkollor. Me zërat e tyre të ëmbël dhe qeshjet e sinqerta, fëmijët e transformuan skenën në një vend magjik ku imagjinata dhe kreativiteti bashkëjetonin në harmoni të plotë.

Duke punuar me përkushtim dhe pasion për të siguruar që çdo fëmijë të ketë mundësinë të mësojë dhe të rritet në një mjedis mbështetës dhe frymëzues, mësuesit e Horizon School morën mirënjohje të veçanta.

Me përkushtimin e tyre të pakushtëzuar dhe dashurinë për mësimin, ato kanë ndihmuar fëmijët të kapërcejnë çdo sfidë dhe të festojnë sukseset e tyre me krenari.

Horizon School ka dëshmuar edhe një herë se është një institucion arsimor ku përkushtimi ndaj edukimit të fëmijëve është në qendër të çdo aktiviteti.

Festa e Abetares nuk ishte thjesht një festë, por një pikë referimi për të ardhmen, një premtim se çdo fëmijë që kalon pragun e kësaj shkolle do të marrë arsimimin më të mirë të mundshëm, duke u përgatitur për sfidat dhe mundësitë e së ardhmes.