Zëvendës ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland, e shoqëruar nga drejtori i misionit të USAID-it James Hope, të martën kanë vizituar fermerët në evenimentin promovues të dredhëzave dhe boronicave në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Hope tha se bujqësia është një prej sektorëve për zhvillimin ekonomik, rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës. Andaj, sipas tij USAID mbështet këtë sektor me kultura të reja bujqësore.
“Bujqësia është me të vërtet nxitësi kryesor i rritjes ekonomike dhe i krijimit të vendeve të punës në Kosovë. Prandaj, USAID-I dhe Qeveria Amerikane janë të lumtur që kanë mundësi që ta përkrahin Kosovën dhe fermerët kosovarë për rritjen e kulturave të reja. Përderisa ishim duke shkuar një shitës tek tjetri diçka që na la mbresa ishte sepse të gjithë shitësit e dredhëzave dhe boronicave me këto të vjella po i shesin për tregun e brendshëm. Mirëpo, fermerët janë të përgatitur që këto produkte ti shesin edhe jashtë vendit dhe kjo është një shenj e shkëlqyeshme e mundësisë për rritje ekonomike të Kosovës”, theksoi Hope.
Edhe Colleen Hyland tha se është krenari që me grantet e USAID po krijohen vende të punës edhe për studentë dhe të rinj në këtë sektor. Bujqësia sipas saj ka një rol të rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës.
“Jemi shumë krenar që përmes grandeve të USAID-it jemi duke I përkrahur këto të mbjella të reja në Kosovë siç janë boronicat, dhe që po ju japim mbështetje shtesë studentëve kosovarë sa I përket dredhëzave… Sepse ky sektor me këto fruta janë një prej pasurive të mrekullueshme të Kosovës dhe ju nxisim të gjithëve që të blini dredhëza dhe boronica para se t’i blejmë ne, sepse nuk ua lëmë asnjë”, tha Hyland.
Deri në vitin e kaluar në Kosovë, boronicat e tregtueshme u kultivuan në një sipërfaqe modeste prej 20 hektarë në zona të ndryshme, duke përfshirë 15 kultivues. Sot me grantet e USAID-it, zona e mbjelljes është rritur në 45 hektarë dhe përfshinë diku 20 kultivues.
Po ashtu është vlerësuar se më shumë se 160 fermerë janë duke kultivuar dredhëza në rajone të ndryshme në tërë Kosovën, dhe aktualisht rreth 200 hektarë janë nën kultivim.
Deri në vitin 2020, programi i ri i USAID-it zhvillimi bujqësor dhe mundësitë rurale së bashku me partnerët e tij strategjik do të ndihmojë sektorin e boronicës duke e zhvilluar në një industri të qëndrueshme të tregut të freskët, duke mbështetur 200 hektarë të prodhimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit