Honor po punon gjithashtu në një telefon të palosshëm të gjerë për të konkurruar me Samsung dhe Apple

Sipas raportimeve, Honor po përgatitet për ndryshime të mëdha në linjën e saj të telefonave me ekran të palosshëm.
Raportimet sugjerojnë se seria Magic Vs mund të zëvendësohet plotësisht nga një model i ri, ndërsa linja kryesore Magic V do të vijojë normalisht me një version të ri muajin e ardhshëm.
Ndërkohë, thuhet se pasardhësi i modelit V Flip nuk do të lansohet gjatë vitit 2026.
Honor raportohet se po punon mbi një pajisje të re foldable me dizajn më të gjerë, që pritet të ketë raport ekrani 4:3.
Ky format po shihet si trendi i ri për vitin 2026 dhe do ta bëjë pajisjen dukshëm më të gjerë se Magic Vs3 aktual.
Me këtë strategji, Honor synon të konkurrojë drejtpërdrejt me planet e Samsung dhe Apple në tregun e telefonave të palosshëm. /Telegrafi/



















































