Honor lansoi serinë e re të telefonave, Honor 20 (FOTO)

Honor lansoi serinë e fundit të telefonave, të quajtur "Honor 20", në një ngjarje në Londër. Telefonat debutojnë në një fushatë të re të titulluar "Capture Wonder" dhe kjo vetëm vërteton gjithçka për atë që kompania shpreson ta mundësojë me këtë treshe të pajisjeve të reja - Honor Lite, Honor 20 dhe Honor 20 Pro.

Zmadhimi i njejtë maksimal është arritur me Huawei P30. Duke pasur parasysh se Honor është një nën-markë e Huawei, mund të presim ‘mrekullinë’ e njejtë, që krijon një zmadhim dixhital pothuajse pa humbje.Kamera e katërfisht në Honor 20 Pro përbëhet nga një aparat fotografik kryesor 48MP me aperturë f / 1.4 dhe Stabilizim Optik të Imazhit (OIS). Ky sensor me kënd të gjerë është i shoqëruar me një aparat fotografik me 8MP, një kënd ultra të gjerë 16MP dhe së fundmi një aparat fotografik makro 2MP për të përmirësuar çdo foto në afërsi.



















































