Në bazë të vlerësimeve, mbetjet mortore të 7 deri në 20 personave janë gjetur në një lokacion në Kizhevak afër Rashkës në Serbi, thotë shefi i Programit për Ballkanin Perëndimor i Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Pagjetur (ICMP), Matthew Holliday, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Zyra për media e Qeverisë së Serbisë ka njoftuar më 30 nëntor se ka filluar zhvarrosja e këtyre mbetjeve mortore, të cilat dyshohet se janë të shqiptarëve të Kosovës, të vrarë gjatë luftës.
Ekspertët e ICMP-së po ofrojnë ndihmë mjeko-ligjore për zhvarrosjen, në lokacionin që gjendet rreth 250 kilometra në jug të Beogradit dhe sipas Hollidayt, ekipi u vendos atje në fillim të kësaj jave.
“Ekipi ynë ka shkuar atje të dielën. Ata ishin atje kur nisën zhvarrosjet të hënën. Ka qenë një proces i gjatë. Komisioni i Serbisë për Personat e Pagjetur faktikisht nisi vlerësimin e lokacionit në Kizhevak, besoj në nëntorin e vitit 2015. Ata kanë kryer këto vlerësime që atëherë dhe në fillim të këtij muaji, ata gjetën mbetje mortore. Ka qenë një proces i gjatë, por pjesë kockore janë gjetur nga Komisioni i Serbisë dhe më pas ky Komision kontaktoi ICMP-në dhe kërkoi ndihmë të ekipeve tona të forenzikës që të ndihmojnë në procesin e zhvarrosjes”, u shpreh Holliday.
“Duke mos paragjykuar se çfarë mund të gjendet në lokacionin ku gjendet varreza masive, por kuptohet se kjo është një varrezë dytësore masive dhe mund të ketë lidhje me gërmimet në Rashkën dhe Rudnicën që u kryen disa vite më parë. Mendoj se besohet që viktimat e gjetura në Kizhevak gjithashtu vijnë nga incidentet e njëjta në Kosovë më 1999”.
Sipas tij, ka një vlerësim se 7 deri në 20 raste të mbetjeve mortore mund të nxirren nga ky lokacion. “Por, nuk mund të prejudikoj deri kur ta kemi zbuluar të gjithë varrin. Sot kam qenë në kontakt me ekipin, më kanë treguar se shtresa e sipërme është hequr nga kjo vendndodhje. Ata kanë bërë një sërë matjesh, dhe ka indikacione se ata do të hyjnë në vendin ku gjendet varri masiv të mërkurën. Pra, do të mund ta dimë se për sa raste bëhet fjalë kur varri masiv të jetë zbuluar plotësisht”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sonte në Hagë hapet ekspozita me fotografi që shpërfaqin gjenocidin serb në Kosovë, flet Grajqevci

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Janë tërhequr tetë ambasadorët e emëruar nga Stevo Pendarovski

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?