Holanda do t’i dërgojë Ukrainës sistemin raketor Patriot, ka njoftuar agjencia holandeze e lajmeve ANP duke u thirrur në deklarata e kryeministrit Mark Rutte.
Rutte aktualisht po qëndron në Washington, ku është takuar me presidentin amerikan Joe Biden, transmeton Telegrafi.
Rutte paralajmëroi se do të marrë pjesë në iniciativën amerikano-gjermane, për dërgimin e sistemit raketor në Ukrainë.
Kryeministri holandez ka konfirmuar se gjatë një bisede të mëhershme telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz ka mbështetur vendimin, dhe për një gjë të tillë është dakorduar edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Mendoj se është e rëndësishme t’i bashkohemi iniciativës dhe për këtë kam biseduar në mëngjes me Olaf Scholzin nga Gjermania”, tha Rutte gjatë takimit me Bidenin, raporton Reuters.
Biden para takimit në Shtëpinë e Bardhë ka deklaruar se mezi po pret të fillojë takimin, dhe të diskutojnë për mënyrën e forcimit të zinxhirit mbrojtës.
Ai gjithashtu falënderoi Rutten që ishte “i fortë” në mbështetjen e Ukrainës. Ndërkaq Rutte ritheksoi se Holanda është e vendosur në shpenzimin e 2.5 miliardë euro tjera për Ukrainën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Aeroplani i American Airlines devijon nga udhëtimi i planifikuar, aterron në Romë për “shkaqe sigurie”

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

Votuesit gjermanë kanë dalë në numër më të madh krahasuar me vitin 2021

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë