LAJMI I FUNDIT:

Holanda largon një yll, fton një tjetër: Koopmeiners jashtë, Zirkzee në skuadër

Holanda largon një yll, fton një tjetër: Koopmeiners jashtë, Zirkzee në skuadër

Sulmuesi i Bolognas, Joshua Zirkzee, është ftuar në skuadrën e Holandës për EURO 2024 pasi mesfushori i Atalantas, Teun Koopmeiners u tërhoq për shkak të lëndimit.

Sulmuesi fillimisht ishte lënë jashtë nga përzgjedhësi Ronald Koeman për turneun që fillon të premten në Gjermani, ku Holanda është në grup me Francën, Poloninë dhe Austrinë.

“Tulipanët” kanë pasur shumë probleme me lëndime, pasi sulmuesi i Ajax, Brian Brobbey po përpiqet gjithashtu të jetë i aftë për turneun.


Mesfushori i Atalantas, Koopmeiners, u desh të tërhiqej për shkak të një dëmtimi muskulor, ashtu si edhe shoku i tij i klubit, Marten de Roon.

Tani Koeman ka shtuar Zirkzee në skuadër si zëvendësim për Koopmeiners, edhe pse ata luajnë në role shumë të ndryshme.

23-vjeçari nuk ka asnjë paraqitje të vetme për Holandën, por shënoi shtatë gola në 19 paraqitje për ekipin U-21.

Zirkzee shënoi 12 gola dhe dha shtatë asistime në 37 ndeshje për Bologna këtë sezon dhe është në negociata me Milanin, por ka interesim për të edhe nga Juventus , Arsenal dhe Manchester United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Kalo në kategori