I hodhi alkool në sy, Gerta thotë se nuk është penduar për veprimin ndaj Gjestit

Në sfidën e Vëllait të Madh, Gerta Gixhari nuk hezitoi t’i përgjigjej pyetjes së Olës.
Ajo i tha nëse është penduar për veprimin ndaj këngëtarit, për incidentin që i hodhi alkool në sy.
Konkurrentja u shpreh se nuk u pendua për faktin se ndodhet brenda dhe nuk është jashtë.

Tutje thotë se iu gëzua faktit që i shpëtoi rrezikut, meqë nuk u përjashtua nga formati.
“Përderisa jam në shtëpi jo. Përderisa jam kthyer. Nëse do rrezikohesha të isha jashtë, do thosha jam penduar. Isha në rrezik dhe e kalova”, tha ajo.
Gjesti nga ana tjetër ato momente u largua për pak kohë për t’u trajtuar në spital, por që më pas vazhdoi garën.
Gerta u skualifikua me zarf të zi, por që u kthye me votat e publikut. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































