Gjyqtari Viktor Kassai ka hyrë në histori të futbollit. Ai akordoi penallti në favor të Kashima Antlers ndaj Atletico Nacional pasi u konsultua me xhirimet televizive.

Por, përdorimi i pamjeve filmike nuk e shmangu gabimin në vendim.


Daigo Nishi, lojtarit të cilit iu shkaktua faulli, ishte në pozicion jashtë loje kur nisi aksioni.

Gjithsesi, hungarezi Viktor Kassai nuk e pa fare këtë detaj.

Berrio pengoi Nishin kur topi ishte ende larg dhe fillimisht gjyqtari nuk e vuri re këtë faull.

kaashiva 12 Penalltia e kthyer në gol

Loja vazhdoi për 44 sekonda, deri kur arbitri i videos lajmëroi arbitrin kryesor për ndërhyrjen e gabuar.

Pasi e pa edhe një herë aksionin, Kassai akordoi penallti dhe Dei e ktheu atë në gol.

Botërori i Klubeve është kompeticioni i parë zyrtar ku FIFA aplikon video-arbitrimin për rastet e dyshimta.