LAJMI I FUNDIT:

Historike – FC Liria Berlin bëhet skuadra e parë kosovare në Bundësligën gjermane të futsallit

Historike – FC Liria Berlin bëhet skuadra e parë kosovare në Bundësligën gjermane të futsallit

Skuadra e mërgatës nga Kosova, FC Liria Berlin ka shkruar një faqe të re në librin e futbollit gjerman, duke arritur rezultatin më të madh të shënuar ndonjëherë nga klubet sportive të diasporës shqiptare.

Ky sukses i jashtëzakonshëm në rangun e futbollit gjerman erdhi si rezultat i ndeshjes së zhvilluar të dielën pasdite në sallën sportive Schöneberg, ku skuadra e mërgatës kosovare FC Liria Berlin arriti ta mposhtë skuadrën kundërshtare Sparta Futsal, me një fitore bindëse 6:1.

Fitorja e së dielës e kualifikojë skuadrën kosovare në elitën e futsallit gjerman dhe kësisoj FC Liria Berlin në sezonin 2023/2024 do të garojë në Bundesligën gjermane.


I gjithë ky sukses i jashtëzakonshëm i skuadrës kosovare vjen si rezultat i punës dhe angazhimit të palodhur të futbollistëve dhe anëtarëve të kryesisë, Sadri Zemaj, Sadik Murseli dhe Bejtullah Makiqi.

Klubi futbollistik FC Liria është themeluar në vitin 1985 nga shqiptaret e Kosovës që jetojnë në Berlin dhe sot është ndër anëtarët më të vjetër dhe aktivë të Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Man Utd dhe Chelsea garojnë 'kokë për kokë' për shërbimet e ish-yllit të Man Cityt

Man Utd dhe Chelsea garojnë 'kokë për kokë' për shërbimet e ish-yllit të Man Cityt

Premier League
Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij

Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij

Premier League
Kalo në kategori