Nëse është një gjë për të cilën të gjitha femrat mund të pajtohen, atëherë ajo gjë është se të gjitha duan të kenë xhepa në rrobat e tyre.

Por, edhe në vitin 2019 shumica e rrobave të femrave ose nuk kanë fare xhepa, ose kanë xhepa të thellë dy centimetra sa për ngushëllim, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, historikisht, rrobat e femrave asnjëherë nuk kanë pasur xhepa – dhe arsyeja për këtë është paksa acaruese.

BBBsGdt

Para shekullit të 17’të, rrobat e dy gjinive nuk kishin pasur xhepa, dhe dy gjinitë është dashur të mbajnë çanta me vete. Por kah shekulli i 18’të, rrobat e meshkujve papritmas kishin pasur xhepa – femrat, normalisht, kishin mbetur mbrapa.

Në mesin e viteve të 1800’ta, kur femrat po luftonin për liri, kishin filluar të shfaqeshin xhepa në rrobat e tyre. Xhepat atëkohë përfaqësonin pavarësi për to.

Sidoqoftë, pas luftës, xhepat prapë dolën nga moda.

1 305

Pra, përgjatë historisë, femrat kanë pasur një lidhje komplekse me xhepat. Edhe tani ka kritika të shumta për faktin se xhepat e rrobave të femrave nuk kanë hapësirë as për ta mbajtur një iPhone – i cili është thuajse i domosdoshëm ditëve të sotme.

Rrobat pa xhepa gjithashtu nënkuptojnë se femrat duhet të investojnë në çanta dore – strategji e cila iu siguron më shumë para industrisë së modës. /Telegrafi/