Historia e një vrasjeje: ‘Selam alejkumi’ i Gecit, vdekjeprurës i Ruzhdi Shaqirit
Vetëm paqe dhe mëshirë nuk kishte në buzëmbrëmjen e 4 gushtit të vitit 2014 në një lokal në qendër të Skenderajt.
“Selam Alejkum”, ishte përshëndetja në gjuhën arabe që Gani Geci mori në ato momente nga Ruzhdi Shaqiri.
“Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju”, është përkthimi në shqip i kësaj përshëndetjeje, që përdoret shpesh edhe ndër shqiptarët e Kosovës, sidomos mes njerëzve që kanë afërsi mes vete.
Por Gani Geci të cilit i drejtohej kjo përshëndetje dhe Ruzhdi Shaqiri që e drejtoi atë, për shumë vite ishin larg të të qenit të afërm.
E kundërta është e vërtetë.
Një histori e gjatë grindjesh e ‘selamesh’ i kishte përcjellë ata që nga ditët e pasluftës.
Në kafiterinë “N’Qosh” në njërën nga rrugët më të frekuentuara të Skënderajt, kjo përshëndetje u bë vdekjeprurëse për Ruzhdi Shaqirin.
Të gjithë dëshmitarët këtij rasti po edhe aktakuza e prokurorisë e cila u vërtetua sot në aktgjykimin ndaj Gani Gecit thonë së zënka në mes tyre kishte nisur kur Ruzhdi Shaqiri e kishte përshëndetur Gani Gecin me “Selam Alejkum”.
“Pas kësaj përshëndetje që Ruzhdia ja tha Ganisë ky i fundit ishte kthyer pasi që ishte duke dalë nga lokali për t’iu afruar tavolinës ku Ruzhdia ishte i ulur më gjashtë persona të tjerë dhe i kishte thënë Ruzhdisë së a i ke mbledhë pleqtë mem bo be ku je kon më 19. 10. 2001 duke aluduar në atentatin që ishin vrarë Bekim Kastrati e Bekim Dajaku dhe Geci kishte mbetur i plagosur”, kishte thënë dëshmitari Afrim Rama gjatë dëshmisë së tij në njërën nga seancat në gjykimin e Gani Gecit.
Shumë dëshmitarë të tjerë ishin sjellë në gjykatë për ta rrëfyer versionin e tyre se si e panë këtë vrasje.
“Nxjerre e qit e shko në k… së po ta q… nanën, se nuk të tutna”, ishin fjalët e fundit të Ruzhdi Shaqirit para së Gani Geci të shtinte në të me katër plumba të cilët dolën së ishin shkaktar të vdekjes së Ruzhdi Shaqirit. Ai vdiq rrugës për në spitalin e Mitrovicës.
Gani Geci në deklaratën e tij para trupit gjykues kishte thënë së nga vendi kritik ishte larguar drejt shtëpisë së tij në fshatin Llaushë të Skenderajt ku e kishte gjetur nënën e tij duke qajtur dhe më vonë në konsultim edhe më vëllezërit e tij kishte vendosur të mos dorëzohet disa ditë deri sa të krijojnë kontakte me EULEX-in sepse nuk u kishte besuar institucioneve vendore.
Ai gjithashtu ka shtuar se ka qëndruar në një shtëpitë në oborrin e tij në fshatin Llaushë edhe kur kishte shkuar Policia e Kosovës ta kërkonte.
Nga dita e vrasjes së Ruzhdi Shaqirit më 4 gusht 2014 në qendër të Skenderajt e deri më 22 gusht 2014 kur iu dorëzua EULEX-it, Gani Geci konsiderohej i arratisur pasi nuk dëshironte të binte në duar të drejtësisë vendore.
Geci ka qenë në paraburgim nga 22.08.2014 deri më 21.11.2014, ndërsa nga kjo datë gjendet nën masën e arrestit shtëpiak. Lirimi i tij nga burgu kishte ngjallur një debat interesant pasi prokurorja e rastit Vahide Badivuku pas një ankese të Gani Gecit kishte vlerësuar se Geci ishte i rrezikuar nëse do qëndronte në burgun e Lipjanit.
Deri tash askush nuk ishte akuzuar si person që ka planifikuar apo tentuar të realizojë ndonjë sulm brenda burgut ndaj Gani Gecit ndërsa Ministria e Drejtësisë asnjëherë nuk e bëri të qarte nëse të burgosurit brenda burgjeve janë të rrezikuar me jetë.
Hetimi vendor i ngjarjes në kafiterinë “N’Qosh” u shoqërua edhe me një skandal tjetër. Deklarata e Gecit e dhënë në prokuroninë e Mitrovicës pak ditë pas arrestimit udhëtoi nga zyra e prokurores Badivuku për në një adresë të pasqaruar në Prishtinë.
Prokurorja tha se deklaratën e kërkoi prokurori Ismet Ujkani për ta dërguar tek ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit Sylë Hoxha. Dikur ish bashkëpartiaku i Gecit në LDK, tani në cilësinë e ud kryeprokurorit mohoi publikisht ta ketë kërkuar këtë deklaratë.
Me fatin e zarfit të deklaratës së Gecit u morën shumë institucione ndërsa disa procedura disiplinore kanë përfunduar.
Përfundimisht pas pesë muajsh hetime, prokurorja e prokurorisë në Mitrovicë Vahide Badivuku, arriti në përfundimin se gjatë incidentit në kafiterinë “N’Qosh”, Gani Geci kishte kryer vrasje në tronditje të rëndë mendore.
Vendi ku Gani Geci qëlloi për vdekje Ruzhdi Shaqirin në Skenderaj
Pak javë më vonë gjykimi i çështjes Geci iu besua Kryetares së Gjykatës së Mitrovicës Kada Bunjaku Përquku
Në seancën e parë Geci u deklarua i pafajshëm ndërsa gjykimi nuk vazhdoi tutje pasi kryetarja e gjykatës dha dorëheqje nga pozita e saj për arsye familjare.
Nga lënda u largua edhe prokuroja Vahide Badivuku e cila u arrestua në një aferë korrupsioni.
Largimi nga lënda i dy grave të drejtësisë shënoi edhe përfundimin e kohës kur gjykatës e prokurorë vendorë merren me çështjen e Gecit.
Në një situatë të pasqaruar mirë lënda e Gecit kaloi pas gati një viti te gjykatësit e prokurorët e EULEX-it.
Kryeprokurori i Mitrovicës Shyqeri Syla pati thënë se kalimi ishte bërë me kërkesën e gjykatësve të Mitrovicës pasi prokuroria e tij kishte qenë e gatshme të vazhdonte me lëndën. Pretendimet e Sylës nuk ishin komentuar nga kryetari i gjykatës së Mitrovicës Ali Kutllovci.
Përfundimisht në prill të 2016-tës çështja Geci nisi të trajtohet nga EULEX.
Prokurorët evropianë e panë ndryshe veprimin e Gecit nga ata vendorë. Në Seancën e parë prokurori Oprea Salute ndërroi aktakuzën e prokurores Badivuku e cila pretendonte se vrasja ishte kryer në gjendje të tronditjes mendore duke ngritur pretendimin se veprimet e Gecit ndaj Shaqirit ishin vrasje e rëndë e dënueshme prej 10 vite deri në burgim të përjetshëm
Megjithë cilësimin e rendë të veprës së tij Gani Geci vazhdoi të qëndrojë në arrest shtëpiak në kullën e tij në Llaushë të Skenderajt.
Pas 3 qershorit 2016 Gani Geci i dënuar me 4 vite e 6 muaj burgim do të mund të lëvizë lirshëm nga kulla për shkak se masa e arrestit shtëpiak është ndërprerë deri në një vendim tjetër të gjykatës./KALLXO.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Miftaraj: Mosveprimi i institucioneve në Ballkan po kompensohet me sanksionet e SHBA-së
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan
Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm
Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë
Miftaraj: Mosveprimi i institucioneve në Ballkan po kompensohet me sanksionet e SHBA-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta