Simon Sebag Montefiore rrëfen historinë e njerëzimit përmes familjeve, qofshin ato të mëdha apo të vogla, të fuqishme apo të dobëta, të pasura apo të varfra …
Nga: Douglas Smith / The Wall Street Journal (Titulli origjinal: ‘The World’ Review: History Branched Out)
Përkthimi: Telegrafi.com
Posa fillon një histori e madhe e historisë botërore, e dini se jeni në një udhëtim të madh: “Jam Enheduanna, më lejoni të flas me ju!” Enheduanna – priftëreshë e lartë akadiane e perëndeshës së hënës Nanna, nga mijëvjeçari i tretë p.e.s. – u kap nga sulmuesit, me gjasë është përdhunuar dhe më pas mrekullisht u shpëtua dhe u rikthye në pushtet. Sipas Simon Sebag Montefiores, Enheduanna ishte “gruaja e parë, fjalët e së cilës mund t’i dëgjojmë; autorja e parë me emër, mashkull apo femër, viktima e parë e abuzimit seksual që shkroi për përvojat e veta”.
Kjo nuk është historia që keni mësuar në shkollë.
[Libri] Bota [The World: A Family History of Humanity] e tregon historinë e njerëzimit përmes familjeve, qofshin ato të mëdha apo të vogla, të fuqishme apo të dobëta, të pasura apo të varfra. Është libër për njerëzit që duan të lexojnë për njerëzit. Pak vëmendje i kushtohet forcave jopersonale. Lexuesit e interesuar për izmat – feudalizmi, imperializmi, kapitalizmi etj. – nuk do t’i gjejnë këto tema të diskutuara, në mënyrë eksplicite, në këtë libër. Përkundrazi, autori trajton strukturat anonime të ekzistencës njerëzore, duke shkruar se kush i mbrojti dhe i zbatoi ato, dhe kush përfitoi ose vuajti nën to. Bota pulson me qindra histori njerëzore të cilat z. Montefiore i sjell në jetë në mënyrë të gjallë dhe bindëse. Enheduanna ka rreth një faqe që i kushtohet jetës së saj; individët e tjerë kanë pak më shumë; disa e kanë një paragraf të vetëm. Kjo është historia si biografi kolektive, një udhëtim përgjatë pothuajse dy milionë vjetëve – që nga shfaqja e Homo Erektusit në Afrikën Lindore e deri në ngritjen e Kinës së Xi Jinpingut.
Z. Montefiore gjatë karrierës është përgatitur për këtë projekt ambicioz, duke filluar nga biografitë e princit Grigory Potemkin, Stalinit dhe studimit të shkëlqyer të dinastisë Romanov, e deri te një histori 3000-vjeçare e Jerusalemit. Ky libër [i fundit] kishte një nëntitull të qëlluar, “një biografi” e qytetit, sepse z. Montefiore në thelb është biograf. Duke kombinuar dhuntinë letrare me depërtimin e mprehtë në psikologjinë njerëzore, ai mund ta evokojë një person me disa fjalë të zgjedhura – “tirani derr”, përshkrimi i tij për liderin aktual të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, që zbërthen rastin.
Ndër pikat e shumta të forta të Botës është perspektiva e saj e vërtetë globale. Kjo është një histori e paturpshme multikulturore që refuzon të privilegjojë ndonjë perspektivë të veçantë, qoftë gjeografike, kulturore apo etnike. Afrika kërkon po aq konsideratë sa Evropa, Azia sa Amerika. Për mbretër dhe mbretëresha, manjatë dhe presidentët, libri nuk e braktis as jetën e njerëzve të zakonshëm. Përqendrimi te familjet lejon që drita të shkëlqejë mbi gratë, mbi fëmijët dhe të tjerët që shpesh injorohen në narrativat tona kryesore. Në një taktikë tipike të qasjes së tij origjinale, autori vendos të mos e tregojë historinë e njohur të Sally Hemingsit dhe të Thomas Jeffersonit, por përkundrazi fokusohet te nëna e Sallyt, te Betty – një fëmijë i përdhunuar nga një baba i bardhë, njëfarë kapiteni Hemings, i cili më vonë u përpoq ta blinte, ndërsa një herë u përpoq ta rrëmbente.
Për më të fuqishmit, familja shpesh ka nënkuptuar dinastinë. Për shumë të tjerë, kjo ka nënkuptuar intimitet, kujdes dhe dashuri. Por, personave të skllavëruar – gjatë gjithë historisë njerëzore – u janë mohuar të mirat e tilla thelbësore. “Skllavëria shkatërroi familjet”, shkruan z. Montefiore, “ishte institucion kundër familjes”. Aty ku kanë ekzistuar familjet e skllavëruara, për shembull në familjet romake ose në haremet islamike, ato “përfshinin detyrimin, pa zgjedhje, dhe shpeshherë përdhunimin e drejtpërdrejtë”. Rrëfimi i tij në Botë i kushton vëmendje të madhe padrejtësive të tilla dhe njeh viktimat e së kaluarës. Z. Montefiore tregon se ndër emrat e parë të regjistruar ndonjëherë me shkrim, ishin personat e skllavëruar En-pap X dhe Sukkalgir në Uruk – afërsisht pesë mijë vjet më parë.
Në të njëjtën kohë, historia na tregon se – tok me të qenit fole ndihme – familjet mund të jenë “rrjeta lufte dhe mizorie”. Burrështetasi kinez Han Fei Tzu, në shekullin e tretë p.e.s. e paralajmëroi monarkun: “Fatkeqësia do të të vijë nga ata që ti i do”. Kjo e vërtetë nuk njeh kufizime të klasës, të pushtetit apo të pasurisë.
Marshimi i papërkulshëm kronologjik i librit të z. Montefiore, është i mbrujtur dhe ofron një aspekt pezullimi, me shprehinë e tij për të trajtuar historitë familjare të individëve të rëndësishëm – shumë kohë përpara se të zaptojnë skenën qendrore. Kennedyt prezantohen përmes patriarkut Joseph Kennedy, duke lëvizur në Hollivudin e viteve 1920 dhe te përfitimet para krizës ekonomike. Historia e Barack Obamas fillon me babanë e vet, studentin kenian të ekonomisë, mbrojtësi politik i të cilit, Tom Mboya, kishte takuar senatorin John F. Kennedy në Hajanasport të Masaçusetsit, dhe që kishte kërkuar bursa për të huajt. “Mboya zgjodhi Obaman, i cili u nis për në Havai; Kennedy i fitoi zgjedhjet presidenciale”. Donald Trumpi ka qenë prej kohësh “personifikimi i iluzionit amerikan”, thotë z. Montefiore: “një bazukë bombastike e inferioritetit kompleks”. Por, ai fillon të mbajë një sy të hapur kah “historia thelbësore amerikane” e familjes Trump – që në vitet 1880.
Autori me rrëfimin e tij ka po ashtu në shënjestër Vladimirin Putin. E nënvizon transformimin e shpejtë të z. Putin nga një lider i vështirë dhe i ngathët, në një autoritar vrasës i njohur për “krekosjen banditeske “. Z. Montefiore me të drejtë hedh poshtë argumentin se Perëndimi dhe NATO-ja janë fajtorë për pushtimin e Ukrainës, nga Rusia. Nëse lufta përbën tragjedi të panevojshme, ajo nuk është e papritur. Në fund të fundit, aktet e tilla të dhunës masive nuk janë asgjë e re. Pas dekadave të paqes, siç thotë ai, “çrregullimi normal ka rifilluar”.
Duke theksuar keqbërësit e së kaluarës dhe të së tashmes sonë, z. Montefiore nuk dëshiron t’i zëvendësojë me të rinjtë ata që ai i quan “të mirët” dhe “të këqijtë” e vjetër, një lojë kjo për të cilën ai shkruan se është përsëri në modë. Në vend të kësaj, i citon fjalët e James Baldwinit, fjalët e të cilit kanë rëndësi të veçantë këto ditë: “E kaluara e shpikur nuk mund të përdoret kurrë; plasaritet dhe shkërmoqet nën presionet e jetës – si argjila në stinën e thatësirës”.
Ndonëse nuk është i verbër ndaj sfidave të panumërta me të cilat përballet bota sot, z. Montefiore e ruan besimin te shoqëritë e hapura si shansin më të mirë për t’u përballur me të ardhmen tonë shqetësuese. Janë vetëm shoqëritë e tilla, në të cilat qeveritë e shfaqin besimin e tyre te të qeverisurit, te njerëzit – sado me të meta – që kanë fleksibilitetin për të shpikur dhe për të inovuar. “Ashpërsia e njerëzimit”, përfundon z. Montefiore, “është shpëtuar vazhdimisht nga aftësia jonë për të krijuar dhe për të dashuruar: familja është qendra e të dyjave. Aftësia jonë e pakufishme për të shkatërruar, përputhet vetëm me aftësinë tonë të diturisë për t’u rikuperuar”. Le të shpresojmë se ka të drejtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fallmerayer dhe e kaluara shqiptare: Në Greqi nuk rrjedh gjaku grek

RUBAIRAT

Dëshmia në gjyq e Fatos Lubonjës dhe ballafaqimi me të atin: Librat e huaj babai i merrte te Kadareja

Thënie për gruan: Të arsimosh një femër do të thotë të arsimosh një shoqëri
Amerikanët më 1912: Isa Boletini, heroi që duhet ta njihni!

ATË I NATËS

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?