"Hiqi duart nga aty", Romeo Veshaj e vë në siklet Heidin teksa po qëndronin të shtrirë së bashku në oborr

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci po vazhdojnë të shijojnë lidhjen e tyre në Big Brother VIP Albania.
Ata po kalojnë momente të bukura së bashku, ndonëse kanë pasur herë pas here edhe përplasje me njëri-tjetrin.
Prezantuesi së fundmi e ka vënë në siklet partneren e tij duke e ngacmuar derisa po qëndronin së bashku në oborr.

Çifti ka qenë i shtrirë derisa në një moment, ai tha: "Çfarë po bën, hiqi duart nga aty".
Ata më pas qeshën duke e kthyer situatën në një formë tjetër, ndonëse Heidi u skuq.

"Shaka shaka", tha më tej Romeo.
Të njëjtit janë në nominim dhe të shtunën njëri nga ta do të shkojë direkt në finale. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/05/2024
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































