Javë më parë rap-artistja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Zvicër, Loredana Zefi bëri bujë të madhe në media gjithandej, pasi ishte akuzuar nga një çift zviceran për vënie në lajthitje, kërcënim dhe zhvatje të parave deri në 900 mijë franga zvicerane, bashkë me disa anëtarë tjerë të familjes.
Vetëm pak ditë pas këtij skandali, Loredana ishte kthyer në Kosovë bashkë me bashkëshortin e saj, Mozzik e cila mbajti një konferencë për media duke sqaruar gjithçka në lidhje me rastin. Këngëtarja ishte deklaruar e pafajshme, teksa hodhi poshtë të gjitha akuzat duke thënë që nuk ka bërë asgjë me dhunë e as me kërcënime.

Biondina ka mohuar faktin se është larguar nga Zvicra, duke thënë që pas përfundimit të klipit do kthehet atje bashkë me Mozzik dhe vajzën e tyre, Hanën.
Zyrtari për media në Prokurorinë e Kantonit të Luzernit, Simon Kopp për “Nau”, ka bërë të ditur se hetimet ndaj Loredanës pritet të zgjasin disa muaj.
“Duhet të hetojmë në detaje. Të bisedohet me avokatët. Pastaj është mbledhja e provave dhe marrja në pyetje. Kjo përfshin edhe vlerësimin e mesazheve Whatsapp, me të cilat çifti Valais dëshiron të provojë fajësinë e këngëtares”.
“Loredana Zefi ende ka prezumimin e pafajësisë. Prandaj, ajo nuk është e detyruar të qëndrojë në Zvicër. Ajo nuk ka pasaportë zvicerane. Nëse autoritetet zvicerane do të bënin një kërkesë për ekstradim, Kosova do të duhej të vendoste”, thotë ai më tej.

“Ne aktualisht po hetojmë vetëm Loredana Zefin. Nuk janë marrë ankesa të tjera kundër anëtarëve të tjerë të familjes”, ka thënë Kopp. Ai shtoi se është duke u hetuar për një mashtrim prej 350 mijë franga dhe jo 700 mijë siç është folur në media.
Përndryshe, Loredana aktualisht është në Zvicër dhe shumë shpejt pritet të publikojë projektin e ri muzikor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Eva Longoria shkëlqen në një fotosesion mahnitës dhe promovon projektin e ri me Disney+

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë