Het-trik Ronaldo dhe mbretërimi i tij

Kaluan tri minuta dhe Cristiano Ronaldo shënoi. Bale kombinoi me Carvajal, topi u kthye te uellsiani që krosoi, dhe portugezi e përshëndeti portierin Iraizoz.
Fundi i pjesës së parë dhuroi edhe një gol për Los Blancos. Një harkim nga këndi i Luka Modric arriti në kokën e Karim Benzemas, i cili e dyfishoi avantazhin (41’).
Dhjetë minuta brenda gjysmës së dytë, Bale shkoi përpara duke kombinuar me Benzeman dhe e gjeti Ronaldon brenda në zonë. 29-vjeçari prapë ishte i saktë (55’).
Në golin e katërt të nikoqirëve, portugezi ishte në rolin e asistuesit. Ai pranoi një top nga Modric dhe nuk u tregua egoist, por pasoi te Karim Benzema dhe francezi shënoi golin e dytë personal (69’).
SuperRonaldo kompletoi het-trikun në minutën e 88-të me një gol të shënuar paksa me fat.
Real Madridi është në vend të katërt në tabelë dhe pas shtatë javësh numëron 15 pikë, katër më pak se lideri Barcelona. /Telegrafi/




















































