Het-trik i Bale në fitoren e Realit

Vendasit ishin dominues në fraksionin e parë, mirëpo iu deshën plot 33 minuta për ta shënuar golin e epërsisë.
Marcelo dërgoi një top te Di Maria, argjentinasi krosoi në zonë, ku Gareth Bale e priti topin e kthyer nga portieri për të shënuar me kokë (33’).
Kaluan pak minuta dhe Blancos e shënuan golin e dytë. Një harkim të bukur të Bale e konvertoi në gol Karim Benzema (36’).
Në pjesën e dytë, Gareth Bale ishte sërish protagonist, ndërsa Marcelo ishte arkitekt i golit (64’).
Uellsiani kompletoi het-trikun në minutën e 89-të, ndërsa edhe për këtë gol i ka borxh Marcelos.
Real Madridi mban pozitën e tretë në tabelë me tri pikë më pak se liderët, Barcelona dhe Atletico Madrid. Blaugranët ndeshjen e kësaj jave e zhvillojnë të dielën kundër Athletic Bilbaos. /Telegrafi/






















































