LAJMI I FUNDIT:

Herrera: Dua vetëm të fitoj me Unitedin

Herrera: Dua vetëm të fitoj me Unitedin

Ander Herrera mendon vetëm fitoret me skuadrën e tij, Manchester United.

Mesfushori spanjoll nuk ka interes për skuadrat tjera, pasi në mendjen e tij janë vetëm fitoret me ‘Djajtë e Kuq, pasi është shumë i lumtur në Old Trafford.

“Unë dua vetëm të fitojë ndeshjet me Man Utd. Unë nuk kujdesem në lidhje me ekipet e tjera”, ka thënë Herrera për mediat angleze.


“Unë luaj për më të mirën. Jam shumë, shumë i lumtur”, përfundoi mesfushori spanjoll.

Ndryshe, Herrera është pikë kyçe në mesfushën e Jose Mourinhos te Unitedi, pasi ka luajtur thuajse në të gjitha ndeshjet këtë sezon. /Telegrafi/