Henry pas humbjes së Arsenalit: Këtë gjë nuk e kam parë asnjëherë
Thierry Henry ka shfryer vrer pas humbjes së Arsenalit ndaj West Bromwich Albion.
Arsenali humbi me rezultat 3-1 në udhëtim te WBA, në një ndeshje që futbollistët e skuadrës londineze dukeshin të humbur dhe pa energji.
Kjo lojë e dobët e ka nervozuar edhe ish-sulmuesin e tyre legjendar, Henry, i cili ka folur pas humbjes.
Një gol të pranuar sikurse ai i treti i WBA-së, Henry nuk ka parë kurrë në jetë, teksa është dëshpëruar edhe me rastet e pakta të krijuara.
“Tre lojtarë të West Bromit mundeshin të shënonin gol [golin e tretë]”.
“Unë kurrë nuk e kam parë këtë në karrierën time si lojtar. Asnjëherë”, ka thënë Henry pas ndeshjes.
“Ju luani kundër një ekipi që ka vetëm 23% të topit dhe megjithatë ata krijojnë më shumë shanse se ju”, përfundoi sulmuesi francez. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x5f5mx2_3-1-craig-dawson-2nd-goal-18-03-2017-hd_sport




























