Hendbollistja e kampiones së Kosovës, Ferizajt, Albulena Basha, është lënduar në këmbën e majtë dhe për disa muaj do të mbetet jashtë fushës.

Ajo u lëndua në ndeshjen e djeshme, në duel me Kastriotin dhe u detyrua në minutën e pestë të largohet.


Basha tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, se lëndimi është mjaft i rëndë dhe shpreson që të paktën deri në pranverë të aftësohet për t’u rikthyer në fushën e lojës.

125976218 792381518006468 8971484879056814250 n 1

Në fakt, Basha është aloja e majtë më e mira në Kosovë në periudhën 1999-2019, që u zgjodh në anketën e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Basha ka kohë që paraqitet në petkun e ekipit ferizajas dhe është ndër më të mirat.

auto Capture1605896556 1

telegrafi sport app