LAJMI I FUNDIT:

Heldt: Gjermania mirëpret heqjen e taksës për produktet nga Serbia dhe BeH

Heldt: Gjermania mirëpret heqjen e taksës për produktet nga Serbia dhe BeH

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë se Gjermania mbështet vendimin e marrë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për heqjen e taksës ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Sipas tij, ky është një parakusht i rëndësishëm për rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, përcjell Telegrafi.

“Detyra tani është rindërtimi gradual i besimit për fillimin e shpejtë të procesit të dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Heldt në Twitter.


Sipas tij, “ankesat ekzistuese si barrierat jo-tarifore duhet të zgjidhen nga vendet brenda kornizës ekzistuese të BE-së. BE-ja ka ofruar mbështetje e cila duhet të merret me krijimin e një niveli të qarkullimit të mallrave nga të dyja palët”.

Më tej ai ka thënën se të gjitha vendet, gjithashtu Kosova dhe Serbia, përballen me sfidën e pashembullt, atë me COVID19.

“Kjo nuk është kohë për manovrim politik, por për t’u përqendruar në tejkalimin e krizës shëndetësore për popullatën. Bashkëpunimi rajonal me shumë rëndësi në këtë kontekst”, ka shkruar tutje ambasadori gjerman. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori