Kanë kaluar dy ditë që nga përfundimi i edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.

Fituese e këtij edicioni u shpall aktorja Egla Ceno, e cila arriti të rrëmbejë plot 100 mijë euro.


Siç ndodh çdo vit, është organizuar një aheng me të gjithë konkurrentët pas përfundimit të këtij reality shou.

Screenshot 6 35 Foto: Screenshot/Instagram

Tashmë në bazë të pamjeve të publikuara në rrjete sociale duket se mungojnë disa prej tyre.

Bukuroshja Heidi Baci shihet të jetë prezent, por pa partnerin e saj Romeo Veshajn.

Screenshot 7 34 Foto: Screenshot/Instagram

Ky i fundit duket të ketë një hatërmbetje me produksionin, meqë u shpall finalisti i tretë.

Pritet të shihet në vazhdim se si do të vijojë kjo ngjarje nëse Romeo do jetë sërish në Top Channel. /Telegrafi/