LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Refuzimi i marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, do ishte shkatërrim i shtetësisë së Kosovës

Haziri: Refuzimi i marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, do ishte shkatërrim i shtetësisë së Kosovës

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, ka thënë se ardhja në Kosovë e Richard Grenell, të dërguarit special të presidentit amerikan Donald Trump, nuk ka sjellë asnjë agjendë që përkon me marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

“Nuk kam lexuar që Richard Grenell ka sjellë format, apo agjendë apo orar rreth marrëveshjes përfundimtare. Ajo që dihet është që deri në mars pritet të ketë rezultate të prekshme. Pa u ndërtuar institucionet e reja të dala nga zgjedhjet, nuk do të ketë qartësi, së paku për ne dhe partnerët tanë, por neve nuk na është thënë se ka format, apo agjendë apo orar të qartë për tu bërë marrëveshja gjithëpërfshirëse”, ka thënë Haziri.

Në Analizën Zgjedhore, pyetur rreth letrës së presidentit amerikan Donald Trump ku flet për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, Lutfi Haziri tha se edhe opozita e nesërme bartë një shtyllë kryesore në shtet, njofton Klan Kosova.


“Në anën tjetër janë institucionet që pritet të formohen, në tetor duhet të mbyllet procesi i qartifikimit të zgjedhjeve. Në këto zgjedhje PDK- ja nuk është e papërfaqësuar. PDK e ka njëriun në zyre të presidencës. Opozita e nesërme e ka një shtyllë kryesore në shtet”, është shprehur Haziri.

Por a mund pala kosovare ta refuzojë këtë marrëveshje përfundimtare dhe si e tillë të dalë e kundërt me atë të Rambujesë dhe të Vjenës?

“Në asnjë mënyrë s’guxojmë të lejojmë të ndodhë kjo”, u shpreh Lutfi Haziri ndaj pyetjes së Baton Haxhiut. Ne kemi fituar për shkak të besimit. Asnjë ditë asnjë 24 orë pa u përcjellë dyshimi apo ndodhë e vërteta apo jo, sado që mbështetet në besim pritet vendimi final. Në Rambuje ajo që kanë thënë partnerët tanë ka ndodhë, e edhe në Vjenë po ashtu”, shtoi ai.

Ai shtoi se nuk e paramendon një moment kur Kosova do refuzonte një marrëveshje të tillë.

“Nuk mund ta imagjinoj një raport të tillë të Kosovës. Do të ishte në fillim shkatërrim i Republikës. Humbja e partnerëve kryesorë e zhbënë Kosovën. Do të jenë të rregulluara të gjitha. Nuk do të ketë çështje që s’do të rregullohet në fillim”, përfundoi ai.

Në trend

Më shumë
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori