LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Nuk do të ketë tolerancë për lokalet që krijojnë zhurmë

Haziri: Nuk do të ketë tolerancë për lokalet që krijojnë zhurmë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri së bashku me drejtorin dhe stafin e Inspeksionit, Nevzad Rushiti, kanë konfirmuar angazhimin maksimal për ndalimin e zhurmës nëpër qytet që shkaktohet nga volumi i lartë i zërit të muzikës nëpër kafiteri të ndryshme duke paralajmëruar edhe dënime mandatore, konfiskim dhe mbyllje të lokalit.

Sipas njoftimit për media, Haziri ka thënë se është rikthyer zhurma kryesisht në lagjen “Dardania” dhe në disa lokacione nëpër qytet, që shkaktohet nga kafiteritë dhe është e patolerueshme për shkak se është një pengesë shumë e madhe për banorët të cilët banojnë aty për rreth.

“Kam kërkuar që Inspekcioni dhe Policia e Kosovës të ndërmarrin veprime të konfiskimit të pajisjeve apo edhe deri në mbyllje të objekteve për të mos toleruar kthimin e këtyre problemeve të zhurmës në qytetin tonë. Gjilani ka infrastrukturë të mirë jashtë qytetit dhe zonës urbane dhe kushdo që dëshiron të vazhdojë pas orës 12 të natës, hapësira dhe mundësitë janë. Ky veprim është i domosdoshëm. Është 24 orë dhe shtatë ditë në javë dhe nuk ka të bëjë me orar të punës dhe as me kërkesa të tjera. Drejtori është i autorizuar dhe inspektorët, gjithashtu, që të merren vendime të prera. Nuk lejojmë në asnjë mënyrë që problem i zhurmës që shkaktohen nga kafiteritë të kthehet në qytet”, ka thënë Haziri.


Ndërsa drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushiti, ka thënë se e kanë bashkëpunimin shumë të mirë me Policinë e Kosovës dhe mbështetjen maksimale të kryetarit të Komunës për të vepruar në terren në inspektimin e të gjitha bizneseve afariste – kafiterive që shkaktojnë zhurma.

“Do të jemi në vazhdimësi në terren deri në normalizimin e plotë të gjendjes dhe eliminimin e zhurmave. Do të veprohet në bazë të ligjit ku parashihen edhe dënimet, konfiskimet e deri të mbyllja e lokalit nëse nuk përfillen rregullat ligjore, vërejtjet e inspektorëve dhe niveli i lejuar i volume i zhurmës”, ka thënë  Rushiti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori