LAJMI I FUNDIT:

Haziri flet për rastin e Agon Musliut: Asnjëherë nuk më është komunikuar se i ndjeri ka probleme shëndetësore

Haziri flet për rastin e Agon Musliut: Asnjëherë nuk më është komunikuar se i ndjeri ka probleme shëndetësore

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lufti Haziri ka raportuar në Komisionin hetimor parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë, saktësisht ka raportuar rreth rastit të të ndjerit Agon Musliu.

Haziri ka treguar për komunikimin që ka pasur me prindin e Agonit, duke kërkuar kështu që vdekja e tij, siç e ka quajtur ai kjo “njollë e zezë” sa më parë të zbulohet nga organet e rendit.

“Në ditët e fundit të muajit prill më ka kontaktuar babi i tij Naim Musliu, duke më njoftuar për rastin e djalit të tij që ka qenë i vendosur në Gjermani. Ai ka kërkuar që të angazhohem personalisht për kthimin e djalit të tij në Kosovë. E kam telefonuar ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj duke e njoftuar për kërkesën e babait të Agonit që në bazë të mundësive dhe detyrave të ambasadës të mundësohet kthimi i tij në atdhe. Më 1 maj 2020 Naim Musliu më ka kontaktuar sërish dhe ka kërkuar që t’i mundësohet që të shkohet në Aeroport për ta marrë djalin e tij”, ka thënë Haziri.


Babai i Agon Musliut tregon bisedën e fundit që kishte pasur me të
Lexo po ashtu Babai i Agon Musliut tregon bisedën e fundit që kishte pasur me të

Haziri më tej ka shtuar se Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme i ka dhënë leje, Musliut që të shkoj në Aeroportin “Adem Jashari” që ta marrë djalin e tij.

“Qendra Operative Emergjente në Gjilan i ka shkruar letër zyrtare Qendrës Operative të MPB-së e cila ka kthyer përgjigje se i jepet leja z.Musliu që të shkoj në Aeroport. Më 3 maj z.Musliu prapë ka kontaktuar Qendrën Operative Emergjente në Gjilan duke kërkuar që t’i dërgohet kërkesë Qendrës Operative në MPB, pasi i ndjeri Agon Musliu nuk ndjehej mirë. Qendra Operative Emergjente në Gjilan ka kërkuar nga Qendra Operative e MPB-së që të dërgohet një psikiatër tek i ndjeri”, tha Haziri.

Ambasadori Cufaj refuzon t’i përgjigjet deputetëve për rastin e Agon Musliut
Lexo po ashtu Ambasadori Cufaj refuzon t’i përgjigjet deputetëve për rastin e Agon Musliut

I pyetur se a i është komunikuar ndonjëherë se i ndjeri Agon Musliu mund të ketë probleme të shëndetit mendor, Haziri ka thënë se nuk ka qenë i njoftuar.

“Asnjë problem shëndetësor nuk është paraqitur tek unë, dhe si i tillë nuk kam mundur ta prezantoj në asnjë rast. Te unë është kërkuar vetëm riatdhesimi për shkak të izolimit dhe i mbetur si i vetëm në Gjermani. Na është thënë se edhe studentët janë në mesin e atyre me prioritet për tu kthyer në vend. Për mua ka qenë përtej se falënderuese angazhimi i ambasadorit Cufaj për kthimin e tij në Kosovë”, tha Haziri.

Ndryshe, në fillim të majit 26 vjeçari Agon Musliu kishte gjetur vdekjen pasi ishte hedhur nga kati i 4-të i Qendrës Studentore që shërbente si karantinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori