LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Ballafaqimi i Kurtit me procesin e anëtarësimit në KiE është humbje për Kosovën, por jo fitore për Serbinë

Haziri: Ballafaqimi i Kurtit me procesin e anëtarësimit në KiE është humbje për Kosovën, por jo fitore për Serbinë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se ballafaqimi i kryeministrit të vendit, Albin Kurti, me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës është një dështim për Kosovën, por jo fitore për Serbinë.

Haziri e krahasoi kushtëzimin e ndërkombëtarëve në lidhje me anëtarësimin në KiE me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se, sot kjo situatë e ka kthyer vendin në vitin 2017.

“Kërkesë shtesë ka qenë prej BE-së ligji për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, por Kurti e ka shfrytëzuar për konsum të brendshëm dhe ia ka vonuar Kosovën liberalizimin 6 vjet. Kjo ka ardhur si kërkesë e NATO-s, për nevojën e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, s’ka pasur lidhje me Kosovën”, tha Haziri.


“Nuk kemi mundur ta menaxhojmë sepse VV-ja dhe partnerët atë kohë të opozitës e kanë shfrytëzuar për konsum të brendshëm. Sot, situata me anëtarësimin në Këshillin e Evropës, e ka kthyer Kosovën në vitin 2017”, tha Haziri në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se Qeveria Kurti në tri vjet qeverisje ka pasur mungesë koordinimi me partnerët ndërkombëtarë në çështjen e interesit të përbashkët.

“S’ka pasur veprime të njëanshme, por situatat e reja që janë krijuar në Kosovë, janë krijuar jashtë koordinimit me partnerët. Koordinimin e vetëm e kemi pasur më 24 shtator në rastin e Banjskës kur u sulmuam nga grupi terrorist dhe reagimi ka qenë i koordinuar”, tha Haziri.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

Siguri
KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Siguri
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori

Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori

Lajme
Kalo në kategori