Ylli i Chelseat, Eden Hazard, ka këmbëngulur se ai është i kënaqur te klubi anglez, përkundër faktit se po kërkohet shumë nga klube tjera.

26 vjeçari gjithmonë lidhet me largime nga Chelsea ku ai arriti në vitin 2012 nga Lille.


EdenHazard2 e1508361124622 Getty Images

Dhe, teksa ai thotë se i pëlqen Real Madridi, Hazard potencon se është i kënaqur te Chelsea.

“Jam gjithmonë mirë në këtë klub. Unë kam edhe dy vjet në kontratë. Kur do ta ndjej dëshirën për t’u larguar, do të largohem. Tani për tani, jam lojtar i Chelseat”.

EdenHAzard fk

“Ne e dimë admirimin që unë kam për Realin, por jam mirë te Chelsea. Çdo vit janë thënë gjëra, por unë kam qëndruar”.

“Në Lille, në Paris, tash edhe te Chelsea thuhet se jam lojtar i Realit, por unë jam ende këtu”, u shpreh Hazard.

Belgu nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të punuar me teknikun francez, Zinedine Zidane. /Telegrafi/

telegrafi sport app