Eden Hazard është gati për një rikthim te Chelsea, pasi ish-reprezentuesi belg do të luajë sërish në “Stamford Bridge” pas një largimi të tensionuar.

34-vjeçari, i cili u tërhoq nga futbolli në tetor të vitit 2023, do të rikthehet në perëndim të Londrës këtë të shtunë si pjesë e ndeshjes bamirëse mes legjendave të Chelseat dhe legjendave të Liverpoolit.


Sipas The Mirror, Hazard do të jetë sërish aty ku i përket, i rrethuar nga ish-shokë skuadre si John Terry, Petr Cech, Diego Costa, Ramires dhe John Obi Mikel.

Të ardhurat nga eventi do të shkojnë drejtpërdrejt për fondacionin e Chelsea, duke e bërë rikthimin e Hazard jo vetëm emocional, por edhe për një kauzë më të madhe.

Ndeshja e tij e fundit zyrtare erdhi në atë finale të paharrueshme të Ligës së Evropës, kur Chelsea mposhti Arsenalin me rezultat 4-1 dhe Hazard u largua duke ngritur trofeun.

Hazard vs Arsenal

Vetëm një javë më vonë, Real Madridi trokiti në derë me një ofertë marramendëse prej 100 milionë eurosh, duke i dhënë fund historisë së dashurisë shtatëvjeçare të Hazard me Chelsean.

Kur Hazard mbërriti në Madrid, gjithçka u duk si një përshtatje e përkryer, “Santiago Bernabeu” priste një galaktik për të ndezur La Ligën.

Por ëndrra u kthye në zhgënjim. Dëmtimet, forma e dobët dhe problemet me kondicionin fizik e shkatërruan këtë aventurë.

Gjatë katër viteve të vështira, Hazard arriti të luante vetëm 76 ndeshje dhe të shënonte shtatë gola, një rënie tronditëse për një lojtar që dikur konsiderohej ndër më të mirët në botë.

Në qershor të vitit 2023, të dyja palët vendosën t’i japin fund marrëveshjes një vit para skadimit të kontratës./Telegrafi/

telegrafi sport app