LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu thotë se Limaj dhe Ahmeti po ia forcojnë pozitën Thaçit në dialog

Haxhiu thotë se Limaj dhe Ahmeti po ia forcojnë pozitën Thaçit në dialog

Vizitën e sotme të kryerëve të Ekipit negociator, Shpend Ahmetit dhe Fatmir Limajt në Bruksel dhe takimin me asistenët e Mogherinit, i ka kritikuar deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka shkruar se Limaj dhe Ahmeti po ia rrënojnë seriozitetin shtetëror Kosovës.

“Limaj e Ahmeti kanë udhëtuar për në Bruksel për t’u takuar me asistentët e Komisioneres Mogherini.  Ata janë duke rrënuar edhe atë pak seriozitet shtetëror që i ka mbetur shtetit tonë në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.


Sipas deputetes së VV-së, dy udhëheqësit e ekipit të dialogut po ia forcojnë pozitën presidentit Thaçi në dialog.

Zyrtarët e BE-së pas takimit me Limajn e Ahmetin: Ekipi negociator na informoi për platformën e dialogut
Lexo po ashtu Zyrtarët e BE-së pas takimit me Limajn e Ahmetin: Ekipi negociator na informoi për platformën e dialogut

Haxhiu thotë se këtë process po e kundërshtojnë mijëra qytetarë.

“Ia zbutën Thaçit vetminë e madhe për negociata të reja për shkëmbime, tash po ia forcojnë pozitën duke shkuar në udhëtime pa sens.  Kah jeni nisur allahile?!  Mijëra qytetarë ju kundërshtojnë”, ka shkruar Haxhiu.

Ndryshe, zyrtarë të BE-së deklaruan se në takimin e sotëm, ekipi i dialogut i njoftoi për Ligjin dhe platformën e dialogut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori