LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu përfundon intervistimin: Prokuroria Speciale po tenton të më pengojë në punën time

Haxhiu përfundon intervistimin: Prokuroria Speciale po tenton të më pengojë në punën time

(E plotësuar) – Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar Prokurorinë Speciale se po tenton të pengojë reformat në drejtësi.

Pas mbi dy orë intervistim nga Prokuroria Speciale, Haxhiu tha se është pyetur për deklaratat e saja për arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës si dhe sqarimit të deklaratës së saj lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, transmeton KP.

Haxhiu: Informacionet janë kundërthënëse, nuk mund ta dimë me siguri që Faton Hajrizi është vrarë - nevojitet hetim për ta zbardhur të vërtetën
Lexo po ashtu Haxhiu: Informacionet janë kundërthënëse, nuk mund ta dimë me siguri që Faton Hajrizi është vrarë - nevojitet hetim për ta zbardhur të vërtetën

Ministrja Haxhiu ka thënë se intervistimi i saj është tendencioz dhe se dikujt sipas saj po i pengon puna e Qeverisë.


“Siç e dini me urdhër të PSRK-së, dje dhe sot jam intervistuar në një rast që ka të bëjë me një deklaratë timen që nuk e kam thënë për herë të parë, që ndërlidhet me përpjekjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve për takime, për favore… Me ç’rast ne si Qeveri nuk funksionojmë si në të kaluarën por që ne e kemi obligim t’i adresojmë reformat në drejtësi për të cilat ju tashmë e dini se po punojmë në vazhdimësi dhe duket se dikujt po i pengon dhe siç duket Prokuroria Speciale po tenton të më pengojë në punën time me ç’rast e keni parë që çdo deklaratë që unë e kam dhënë, ata menjëherë kanë autorizim policinë për ta marrë deklaratën time”, ka deklaruar Haxhiu para mediave.

Ajo ka deklaruar se e pati një pyetje shokuese nga prokurori i rastit, për të cilën thotë se ashtu është deklaruar Partia Demokratike e Kosovës dhe disa analistë politikë në emisione televizive.

“Siç duket prokuroria zgjohet nga deklaratat e mia, si duket më shumë merret me deklaratat e mia se sa me punët që i ka, dhe me fjalët që them në emisione. Ka qenë e udhës të më ftojë në kuadër të bashkëpunimit institucional, por përpjekjet e tyre me autorizim të policisë tregojnë shumë për qasjen që kanë, por edhe motivet që mund të kenë është e habitshme dhe shokuese se njëra nga pyetjet që më është parashtruar sot është ‘Çka ke menduar me ndikimin e Serbisë në burgjet e Kosovës?’”.

“Ju lutem sot mundeni të hyni, nëse kam përmendur ndikimin e Serbisë në burgjet e Kosovës është shpifje dhe thashethëm këtë e ka thënë PDK edhe sa ca analistë që qëllimshëm kanë keqinformuar opinionin për deklarimin tim. Prokurori duket se nuk e ka lexuar fare deklarimin tim, por atë se çfarë ka thënë PDK dhe disa analistë”, ka thënë Haxhiu

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

Lajme
Kalo në kategori