Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur lidhur me Reformën e thellë në Sistemin Prokurorial dhe Opinionin e Komisionit të Venecias.
Sipas saj, disa media vazhdojnë të raportojnë kinse Komisioni i Venecias është “shokuar” me iniciativën për ndryshime ligjore në sistemin prokurorial dhe Komisioni ka “rrëzuar” këtë iniciativë të filluar nga Ministria e Drejtësisë.
Këto raportime ajo i ka quajtur të pavërteta duke thënë se nuk kanë qëllim të mirë.
“Komisioni i Venecias u thotë PO këtyre ndryshimeve. Të premten që shkoi, si Ministre e Drejtësisë e shoqëruar me ekipin tim, kam qenë në seancën plenare të Komisionit në Venedik, me ç’rast edhe njëherë kemi paraqitur argumentet tona se si duhet të bëhet kjo reformë përmes kësaj nisme ligjore”, shprehet Haxhiu.
Sipas ministres, Ministria e Drejtësisë ka pranuar draftin e parë e po ashtu pas komenteve mbi draftin e parë, amendamente të reja…
Ndër të tjera, Haxhiu thekson se opinioni ofron rekomandime për përbërjen e re të KPK dhe lidhur me këtë jep dritën e gjelbër për uljen e numrit të anëtarëve të KPK, nga 13 në 7, po ashtu adreson nevojën për përcaktimin e kritereve shtesë të anëtarëve.
“Po ashtu ofron rekomandime se si përbërja duhet të jetë e balancuar me anëtarët prokurorë dhe jo-prokurorë, këshillon në procedurat e përzgjedhjes së anëtarëve dhe gjithashtu ofron rekomandime për mandatin e anëtarëve aktual, duke ofruar zgjidhje konkrete”, thotë tutje.
Sipas saj, opinioni do të publikohet në fillim të javës në faqen e Komisionit të Venecias.
“Ndryshimet e pakos ligjore në fjalë, janë rekomandime që rrjedhin nga Strategjia për Sundimin e Ligjit 2021 – 2026 e cila tashmë ka filluar të implementohet”.
Në fund tha se reforma në sistemin prokurorial njëjtë si ajo në drejtësi do të ndodhë dhe kjo, në përputhje me standardet vendore kushtetuese, rekomandimet e Komisionit të Venecias si dhe në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar