LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu thotë se kanë marr dritë të gjelbër për Vettingun: Nga sot Kosova fillon një epokë të re

Haxhiu thotë se kanë marr dritë të gjelbër për Vettingun: Nga sot Kosova fillon një epokë të re

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nga Komisioni i Venecias kanë marr dritën e gjelbër për fillimin e Vettingut në drejtësi dhe Themelimin e Byrosë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Haxhiu përmes një konference për media bashkë me kryeministrin e vendit, Albin Kurti theksoi se të premten kanë marr pjesë në një seancë plenare të Komisionit të Venecias në të cilën janë botuar opinionet e Komisionit për koncept dokumentin për Vettingun dhe Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë.

“Sapo jemi kthyer nga Venecia. Kemi marr pjesë në seancën plenare të Komisionit të Venecias e cila u mbajt dje, në të cilën janë botuar opinionet e Komisionit për koncept dokumentin për Vettingun dhe ai për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë. Kemi prezantuar argumente dhe qëndrimin e institucioneve të Kosovës lidhur me rëndësinë e procesit të Vettingut në sistemin e drejtësisë dhe domosdoshmërinë e themelimit të Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë”, tha ajo.


Reforma në sistemin gjyqësor, Kurti paralajmëron fillimin e Vettingut dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
Lexo po ashtu Reforma në sistemin gjyqësor, Kurti paralajmëron fillimin e Vettingut dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Haxhiu gjithashtu tha se kanë marr dritën e e gjelbër për të filluar me Vettingun dhe me themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë.

“Kemi marr dritën e gjelbër për të filluar me Vettingun dhe me themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë…paraqitet nevoja e domosdoshme për të pasur reformë në drejtësi. Komisioni rekomandon fillimisht verifikimin e niveleve të larta në gjyqësi, vlerësimin e rregullt të gjyqtarëve tjerë… ”, ka thënë Haxhiu.

Sipas saj, në Kosovë do të ketë Vetting duke filluar nga krerët e institucioneve të drejtësisë.

Ajo po ashtu tha se duke filluar nga sot Republika e Kosovës fillon një epokë të re.

“Do të ketë Vetting të plotë duke filluar nga krerët e institucioneve të drejtësisë. Nga sot Republika e Kosovës fillon një epokë të re. Së pari në marrëdhëniet me një trupë të Këshillit të Evropës siç është Komisioni i Venecias, pra një mekanizëm i fuqishëm për drejtësinë e demokracinë, dhe së dyti Kosova do të ndërmarr me vullnet të saj, një proces që ka si synim kontrollin e vetvetes për të mbërritur te drejtësia, dhe së treti sepse qeveria e shtetit të ri, që sapo ka aplikuar për në Këshill të Evropës,  është e gatshme të krijojë kushtet, që të hapet rruga për një luftë të përhershme kundër krimit të organizuar. E kemi mbështetjen edhe të kryeministrit”, tha tutje Haxhiu.

E pyetur se si do të bëhet përzgjedhja e drejtorit të Byrosë në Kuvendin e Kosovës, ministrja Haxhiu u shpreh: “Këtë diskutim me Venecian e kemi pas edhe tek çështja e përzgjedhjes së anëtarëve Këshillit Prokurorial të Kosovës, sepse siç jeni në dijeni me ndryshimet që kemi bërë, kemi ul numrin e anëtarëve të Këshillit Prokurorial dhe debatin më të madh që e kemi pasur dhe në Kuvend por edhe me raportuesit e Komisionit të Venecias ka qenë çështja se si mund të votohen ata në Kuvend.

Pra ne kemi nenin 80 të Kushtetueses, e cila parasheh që votimi për ta të bëhet me shumicë të thjeshtë të votave. Pra në rastin konkret në këtë pikë, Venecia ka rekomanduar që të rishikohet çështja e komisionit përzgjedhës që i dërgojnë emrat në Kuvendin e Kosovës”.

Ajo më tej theksoi “Ne kemi parapa me Projektligj që të jetë Komisioni përkatës për Legjislacion. Mirëpo, Venecia për ta fuqizuar institucionin apo për të hequr dilemat se i njëjti drejtor mund të jetë partiak ka rekomanduar që Komisioni që i dërgon emrat të ketë përfaqësues ndoshta edhe të institucioneve të pavarura, ngjashëm siç e kemi me Gjykatën Kushtetuese, ku ka përfaqësues të institucioneve të pavarura në përbërje të Komisionit Ad Hoc që themelohet.

Kjo është tema që ka adresuar në raport me përzgjedhjen e drejtorit. Ne nuk mund të bëjmë ndryshim tjetër për sa kohë kemi nenin 80 të Kushtetutës që kërkon shumicë të thjeshtë për zgjedhjen e drejtorit të një institucioni të pavarur”. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori