Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli, e ka pranuar se duhet të ndërrohet emri i kësaj agjencie. Sipas tij, kjo agjenci duhet të emërohet si Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.
Ai gjatë raportimit para komisionit për për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, është pyetur nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, se a duhet të ekzistojë kjo agjenci.
“A mendoni që emri i Agjencisë është në rregull dhe a mendoni që duhet me ekzistu kjo agjenci”, tha Gashi.
E për këtë është pajtuar edhe vet kreu i AKK-së, Shaip Havolli.
“Ka pasur debate tash në këtë çështjen e pagave, me mshel këtë agjenci krejt. Agjencia nuk është e imja, as e këtyre të punësuarve… a mendon me ndryshu emrin.. edhe unë pajtohna. Emri do t’i ndryshohet agjencisë, do të jetë Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, do të ketë primat parandalimin dhe pjesën e hetimit, vetëm këtë kontekst është në debat me ministrinë e Drejtësisë dhe me grupin. Se a do të quhet Agjencia kundër Korrupsion apo Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit”, është shprehur Havolli.
Sipas tij, kjo agjenci përveç që duhet të ekzistojë, duhet edhe të fuqizohet edhe më tutje, ku siç tha ai, pa hetime as që mund të funksionojë.
Sa i përket veprimtarisë që ka AKK-ja, Havolli, tha se nga kjo agjenci janë ngritur 90 aktakuza, prej tyre janë shqiptuar 56 aktgjykime dënuese, këto kallëzime përfshihen në çështjen e veprave penale për keqpërdorim i detyrës zyrtare, kallëzim i rrejshëm i pasurisë.
Ai po ashtu ka treguar edhe për numrin e përgjithshëm të zyrtarëve publikë që e kanë raportuar pasurinë deri me datën 1 prill.
“ Kanë pasur për obligim të raportojnë 4737 zyrtarë, 4660 zyrtarë e kanë deklaruar ose 98 për qind. 77 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë brenda afatit ligjor, 46 prej tyre kanë deklaruar pas afatit, 25 nuk e kanë deklaruar pasurinë fare. Gjashtë e kanë deklaruar pasurinë me arsye. Janë kontrolluar 960 formularë ku 346 janë vërejtur ndryshimet dhe kemi kërkuar sqarime shtesë dhe nga këto 35 raste janë përcjellë në departament për luftimin e korrupsionit dhe një rast është dërguar në administratën hetimore”, tha ai.
Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsion, Shaip Havolli po ashtu ka njoftuar se janë 119 raste për konflikt interesi.
Gjatë mbledhjes së këtij komisioni, është miratuar raporti vjetor i Agjencisë Kundër Korrupsion dhe Strategjisë Shtetërore Kundër Korrupsionit 2019-2023 dhe Planit të Veprimit./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës